Lojëra me Dore

Stefanos Tsitsipas “princ” në Montekarlo, greku bëhet i madh

Stefanos Tsitsipas është “princi” i Montekarlos. Ai ka mundur 2-0 rusin Andrei Rublev në finale (6-3, 6-3). Në kurrikulumin e tij ishin deri tani “Atp Finals”, por deri më sot Tsitsipas ishte ende në pritje të një konfirmimi të vërtetë, që tashmë ka ardhur. Fitorja në Montekarlo është patenta e një tenisti vërtet të madh. Suksesi ndaj Rublev në finale është kororëzimi që greku priste.

Fitorja e parë e një “Masters 1000” ka një shije speciale, pas dy tentativash të shkuara dëm (Madrid 2019 dhe Kanada 2018). Gjatë ceremonisë së çmimeve, greku është afruar për të ngushëlluar Rublevin, të cilin e mundi në një finale-rrufe, që zgjati pak më shumë se një orë. “E di si ndihesh, e kam kaluar edhe unë. Mos u dorëzo, je një tenist i jashtëzakonshëm dhe do të rritesh më shumë, do të mundësh lojtarë të mëdhenj”, – tha Tsitsipas.

Tsitsipas gjatë ndeshjes. Gazeta Si, 18 prill 2021

Pastaj një përqafim me babanë-trajner Apostolos, me të cilin zihet shpesh, me nënën Julia që në Montekarlo ka fituar me fanellën e ish-Bashkimit Sovjetik, dhe pastaj me vëllezërit që duan të ndjekin gjurmët e tij.

“Ka qenë një javë e jashtëzakonshme, – ka thënë greku 22-vjeçar, – ndoshta më e bukura e jetës sime deri më sot. Kur zbrita në fushë, isha shumë nervoz, sepse e dija që ndaj Andreit nuk do të ishte e lehtë. Montekarlo është terreni im i preferuar”. Ky është titulli i 6-të për Stefanos Tsitsipas, pas “Finals” të 2019-ës dhe 4 turneve 250 (Stokholm 2018, Marsejë dhe Estoril 2019 dhe Marsesë 2020).


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë