Crocs, shapkat që në fillim i vishnin kuzhinierët, tani duket se kanë zënë një vend të mirë në botën e modës ku sic ndodh në botën e modës, ato ose i duan ose i urrejnë, pa një të mesme të artë.
Për disa, ato duken si djathë zviceran, për të tjerët, ato janë strehë e një komoditeti ku stili “dëbohet”. Tani, Crocs kanë arritur majat në TikTok.
Të gjithë janë duke përqafuar komoditetin dhe natyrën “e shëmtuar” të shapkave. Njerëzit tani nuk veshin Crocs vetëm për një shëtitje nga kuzhina në banjë ose për një rrugë të shkurtër në supermarket. Jo, njerëzit tani po i veshin Crocs dhe me fustanë, xhinse apo funde.
Ato po veshin Crocs si një palë taka të larta. Bashkëpunimet me Christopher Kane, Balenciaga dhe këngëtarin Post Malone tregojnë se Crocs kanë një sukses të sigurt.
Olivia Neill, këngëtarja 17-vjecare, më e dashura për të rinjtë tani mund të jetë një arsye më shumë që tregon se Crocs do të jenë një hit i verës.
Pothuajse gjithçka që ajo vesh ka aftësinë për të shitur dhe javët e fundit ajo ka postuar disa herë në mediat sociale fotografi ku mund të vihen re Crocs, pavarësisht veshjes.
Qoftë nën një fustan mini apo një palë xhinse të gjera dhe një crop top, ajo në një farë mënyre arrin të bëjë që Crocs të duket si diçka që duhet të vishen. Charleen Murphy, një blogere irlandeze, është një tjetër mbështetës i Crocs e cila shpesh herë poston video dhe fotografi që tregojnë dashurinë që ka për këto shapka.
“Jam disi e fiksuar. Mendova se do t’i urreja dhe doja t’i urreja në një farë mënyre, por i dua”, thotë Murphy.
#Crocs aktualisht ka 1.5 miliardë shikime, duke treguar sesa po bëhet mania kolosale e Crocs. Ato i kanë veshur nëpër botë në mëngjes për një kafe, pasdite për një shëtitje dhe në darkë për një festë. Ndoshta ka ardhur koha që “grupi kundra” ta kuptojë se djathi zviceran tani janë bërë pjesë e modës dhe do të jenë të pranishme për një kohë të gjatë.
Gjithsesi, stilistë të shumtë thonë se disa gjithmonë do t’i shohin ato si rosat e shëmtuara që nuk mund të bëhen kurrë mjellmë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.