Lojëra me Dore

NBA/ Magjiku Luka Doncic, shënon 3-pikëshin e fitores sapo bie sirena (video)

Në një mbrëmje NBA me 12 ndeshje, kopertina është e gjitha për Luka Doncic. Slloveni ishte vendimtar me një trepikësh të shënuar me rënien e sirenës dhe Dallas fitoi 114-113 ndaj Grizlies. Në ndeshjet e tjera, Joel Embiid shënoi 39 pikë në fitoren 123-117 të 76-ers ndaj Nets. Steph Curry realizoi 42 ikë në fitoren 147-109 të Warriors ndaj Thunder. Kanë fituar në fushën e tyre Nugets dhe Raptors, kurse Bucks, Clippers, Cavs, Magic, Knicks, Pacers dhe Wizards në transfertë.

Një trepikësh i pabesueshëm ai i Luka Doncic, jashtë ekuilibrit dhe me sirenë e fundit të ndeshjes të rënë. Gjuajtja e saktë e sllovenit i ka dhënë një fitore thelbësore Dallasit për të mbajtur gjallë shpresat e kualifikimit në “Play-off”, pa kaluar nga turneu i ndërmjetëm që përfshin skuadrat nga vendi i 7-të tek i 10-i.

Doncic, që tashmë nuk konsiderohet surprizë nga askush, kur rrit nivelin e lojës në momente vendimtare, bën gjëra të jashtëzakonshme. Paraqitja e tij me 29 pikë, 9 ribaunde dhe 5 asiste bëri që Dallasi të shpresonte deri në fund vetëm falë sllovenit, por edhe 21 pikëve të Kristaps Porzingis. Maveriks janë kthyer te fitorja pas 2 humbjeve radhazi dhe vendi i 6-të është shumë afër. Memphis kanë pësuar humbjen e tretë radhazi.

Rezultatet e ndeshjeve të fundit
MEMPHIS GRIZZLIES-DALLAS MAVERICKS 113-114
PHILADELPHIA 76ERS-BROOKLYN NETS 123-117
OKLAHOMA CITY THUNDER-GOLDEN STATE WARRIORS 109-147
DENVER NUGGETS-MIAMI HEAT 123-106
MINNESOTA TIMBERWOLVES-MILWAUKEE BUCKS 105-130
DETROIT PISTONS-LOS ANGELES CLIPPERS 98-100
CHARLOTTE HORNETS-CLEVELAND CAVALIERS 90-103
TORONTO RAPTORS-SAN ANTONIO SPURS 117-112
CHICAGO BULLS-ORLANDO MAGIC 106-115
NEW ORLEANS PELICANS-NEW YORK KNICKS 106-116
HOUSTON ROCKETS-INDIANA PACERS 124-132
SACRAMENTO KINGS-WASHINGTON WIZARDS 111-123


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë