Steph Curry është protagonist absolut në basketbollin amerikan. Në fitoren 116-107 të Golden State ndaj Denver, ai ka shënuar 53 pikë dhe ka hyrë në histori si shënuesi më i mirë i Warriors, pasi ka kaluar edhe Wilt Chamberlain.
Ishte një mbrëmje magjike për një rekord që do të mbetet në analet e historisë jo vetëm të Golden State, por edhe të NBA-së. Steph Curry ka mundur praktikisht i vetëm Dever Nuggets, me 53 pikë të shënuara në total, 21 nga të cilat në çerekorëshin e parë të ndeshjes. Tashmë janë 17.818 pikët e Steph Curry, kundër 17.783 të “mister 100-pikëshit”.

Curry ka udhëhequr skuadrën drejt fitores, por Golden State kanë triumfuar edhe falë 18 pikëve të Draymond Green që u bë befasisht protagonist në sulm, si dhe 17 pikëve të Andrew Wiggins. Nga ana tjetër, Denver nuk arriti ta merrte veten nga goditja që kishte marrë të dielën kundër Bostonit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje