Mode

Nensi Dojaka, shqiptarja e parë që nominohet për çmimin e Louis Vuitton

Nensi Dojaka, 27-vjeçarja është shqiptarja e parë që i është bashkuar shtëpisë prestigjoze të modës Louis Vuitton. Ajo është pjesë e 20 gjysmë-finalistëve në konkursin LVMH Prize, një konkurs ku marrin pjesë stilistë të rinj nga e gjithë bota dhe fituesi do të ketë mbështetjen e plotë të LV për të nxjerrë në treg koleksionin e tij. Gjysmë-finalistë janë stilistë të tjerë nga Kina, Kolumbia, Franca, Italia, Japonia, Libani, Nigeria, Afrika e Jugut, Koreja e Jugut, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara.

Votimi është i hapur për publikun në lvmhprize.com midis 6 dhe 11 Prill dhe tetë stilistë do të shkojnë në finale e cila do të mbahet në një datë që ende nuk është shpallur.

Koleksioni i stilistes do të vlerësohet nga ekspertëve më të famshëm të modës dhe për herë të parë do të përfshihen edhe votat nga publiku, pasi sfilada do të mbahet online për shkak të rregullave anti-Covid.

Të gjithë mund të jepni votën tuaj për të mbështetur stilisten shqiptare.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë