Ana e errët

Policia ka dyshime të forta se agjencitë turistike ofrojnë teste false për covidin

Në kushtet kur për të udhëtuar jashtë vendit nevojitet medoemos konfirmimi I tamponit, disa agjensi udhëtimi dhe turistike dyshohen se e kanë siguruar shpikjen e tyre. Ka dyshime se ato ofrojnë rezultate false të covidit që paraqiten pranë njësive kufitare për të lejuar më tej udhëtimin drejt destinacioneve të preferuara.  Në këtë rezultat paraprak ka dalë njësia kundër krimit ekonomik pranë policisë së Tiranës thanë burime të gazetës Si , që ju referuan hetimeve dhe verifikimeve të nisura nga agjentët policorë

Në njërin nga rastet burimet bëjnë me dije se policia ra në gjurmë të këtij krimi , pra të fenomenit të falsifikimit të rezultateve të tamponit nga një klinikë private. Në këtë klinikë të dhënat hetimore tregojnë se kryhen testime të ndryshme mes tyre edhe testi nëse individi është apo jo I prekur nga covid 19.

Shtetasi B. C I cili është administrator I një klinike I tregoi policisë  se laboratori që ai ka nën administrim ofron shërbim për teste covidi që më pas përdoren për të lejuar udhëtimin jashtë Shqipërisë

“Por nga individë të ndryshëm jam vendosur në dijeni se disa individë të tjerë, kanë tentuar të dorëzojnë fletën e analizave të laboratorit që unë drejtoj  që janë të falsifikuara’ shprehet në kallzim B.C.

Kallzuesi sipas burimeve të gazetës Si është shqetësuar nga një telefonatë e mbërritur në recepsionin e klinikës

“ Një shtetas I panjohur kërkoi të ndryshohej  ditëlindja në një fletë analize të cilën këmbëngulte se kishte logon e klinikës sonë. Më pas ky shtetas ka dërguar foto në ëhat’s up ku veç analizës së covid vura re se ai quhej O.H”

Policia shton se nga verifikimet e mëpasshme është zbuluar se ky shtetas nuk kishte kryer asnjë testim pranë klinikës në fjalë e cila ndodhet në kryeqytet

“ Gjatë bisedës me këtë person I bëra me dije se ai nuk e kishte kryer testin pranë laboratorit G dhe se ai është fals dhe për për këtë arsye e njoftova se do ta denoncoja” thekson më tej denoncuesi

Sipas tij qytetari e kishte vënë në dijeni se dhe ai ishte viktimë e agjensisë së udhëtimit duke qenë se agjensia në fjalë ia kishte dhënë fletë analizën  për 50 euro . “ Qytetari udhëtoi drejt Zicrës dhe brenda biletës ju dha edhe analiza e covidit” shton policia jo zyrtarisht për gazetën Si

Sakaq nga të dhënat e deritanishme jo zyrtare të policisë rezulton se agjensia e udhëtimit  si edhe shumë të tjera dyshohen se po përdorin një skemë për të garantuar udhëtimin drejt destinacioneve konkretisht përmes analizave false

“ Unë telefonova një agjensi turistike pasi doja të udhëtoja në Mal të Zi. Jam klient tek kjo agjensi prej vitesh dhe donim të shkonim për pushimet dimërore në Kolashinë. Më thanë që tamponin e kisha falas dhe përfshihej brenda çmimit, pra udhëtimi ishte I gjithi 59 euro. Ndërkohë që vetëm analiza serologjike kushton 4 mijë lekë të vjetra. Mu duk e çuditshme se si do ma garantonin udhëtimin së bashku me familjen brenda kësaj pakete, dhe e anullova menjëherë pasi punoj në shtet dhe nuk dua të kem problem me ligjin” thotë një qytetar për gazetën Si .

Për këtë trend të mashtrimit dhe të falsifikimit në masë të analizave serologjike, policia dhe konkretisht krimi ekonomiko-financiar ka nisur disa verfikime . Ndërkohë që  për denoncimin e mësipërm të administratorit të klinikës çështja po investigohet nga policia për veprën e mashtrimit në bashkëpunim të kryer më tepër se një herë, bëri me dije një zyrtar pranë policisë qëndrore


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë