Lojëra me Dore

Tenis/ Një trofe me sombrero për Zverev, gjermani triumfon ndaj Tsitsipas

Aleksander Zverev shijon për herë të parë emocionet e sombreros, tashmë çmimi klasik për fituesin e turneut të Akapulkos. Tenisti gjerman, numri 7 në botë, ka mundur në fiale 6-4 dhe 7-6 grekun Stefanos Tsitsipas, numrin 5 në renditjen botërore.

Në setin e parë gjermani ishte më i vendosur dhe e fitoi atë 6-4, ndërsa seti i dytë ishte më i balancuar, por gjithsesi ia doli ta fitojë dhe të mbyllë ndeshjen. Tsitsipas duhet të kënaqet me vendin e dytë.

Aleksander Zverev. Gazeta Si, 22 mars 2021

Zverev ka fituar kështu trofeun e 14-të në karrierë, i pari që nga Këln-2 në vjeshtën e 2020-ës. Ai ka festuar titullin e tretë në një ATP 500, pas dy sukseseve të Uashingtonit në vitet 2018 dhe 2019.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë