Bashkimi Europian dhe Britania e Madhe duket se kanë hyrë zyrtarisht “në luftë” me njëra-tjetrën për sigurimin e sa më shumë vaksinave kundër Covid-19. Brukseli ka deklaruar haptazi se është i përgatitur të ndërmarrë hapa të jashtëzakonshëm për të ndaluar eksportet e vaksinave në Britani dhe për të siguruar doza për qytetarët e unionit nëse Londra nuk fillon të dërgojë dozat e premtuara në kontinentin e vjetër.
Kërcënimi erdhi nga presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen dhe shkaktoi një reagim të fortë nga Mbretëria e Bashkuar, me sekretarin e jashtëm, Dominic Raab, që ka akuzuar BE-në se po sillej si regjim jo-demokratik. Bllokimi i eksporteve të vaksinave nga Bashkimi Europian në Mbretërinë e Bashkuar, do ta vononte sipas “The Guardian” fushatën e vaksinimit të Britanisë me dy muaj.
Presidentja e Komisionit tha se BE dëshironte reciprocitet dhe proporcionalitet në shpërndarjen e vaksinave dhe se është e gatshëm të përdorim çfarëdo mjeti për të marrë dozat e përcaktuara në kontratë. “Ndalimi i eksporteve të vaksinës ka të bëjë me sigurinë që Europa të marrë pjesën e saj të dozave”, tha Von der Leyen.
Ajo theksoi se BE mund të aktivizojë nenin 122 të traktatit të BE, një klauzolë emergjente e cila do të lejojë bllokun të marrë masa të jashtëzakonshme të tilla si konfisktimi i vaksinave dhe pezullimi i të drejtave të pronësisë intelektuale nëse paraqiten vështirësi të mëdha në furnizimin e shteteve anëtare.
“Të gjitha opsionet janë në tryezë,” tha ajo. “Ne jemi në krizën e shekullit. Ne duhet të sigurohemi që europianët të vaksinohen sa më shpejt që të jetë e mundur. Jetët njerëzore, liritë civile dhe ekonomia jonë varen nga shpejtësia e vaksinimit duke ecur përpara”, shtoi ajo.

“Neni 122 u përdor për herë të fundit gjatë krizës së naftës në vitet 1970”, tha Von der Leyen, që theksoi se BE kishte marrë më shumë se 300 kërkesa për dërgesat e vaksinave në prodhuara në fabrikat e vendosura në Europë jashtë shtetit gjatë gjashtë javëve të fundit dhe refuzoi vetëm një, duke eksportuar 41 milion doza në 33 vende.
“Kjo tregon se Evropa po përpiqet ta bëjë bashkëpunimin ndërkombëtar të funksionojë” tha ajo. “Por rrugët e hapura drejtohen në të dy drejtimet …është e vështirë t’u shpjegohet qytetarëve tanë pse vaksinat e prodhuara në BE po shkojnë në vendet e tjera që gjithashtu prodhojnë vaksina, ndërkohë që unioni nuk po merr dozat që ka porositur”.
Von der Leyen tha se BE kishte eksportuar 10 milion doza në Britani në gjashtë javët e fundit, duke e bërë atë “vendi numër një për sa i përket eksporteve nga unioni”.
Shumica e vaksinave të eksportuara nga BE në Britani i përkasin Pfizer, e cila shpërndan globalisht nga fabrikat e saj të prodhimit në Europë. BE ka bllokuar vetëm një kërkesë eksporti, një dërgesë prej 250,000 dozash të Oxford / AstraZeneca nga Italia në Australi. Por Raab tha se a mendoi se kërcënim i i Von der Leyen duhet shpjeguar”, duke thënë se do të ishte e gabuar që BE ose ndonjë shtet tjetër të ndërhynte në “furnizimin e kontraktuar ligjërisht”.
“Sinqerisht, unë jam i befasuar që po zhvillojmë këtë bisedë”, shtoi Raab. “Zakonisht Mbretëria e Bashkuar dhe BE-ja bashkohen për të refuzuar kur regjimet më pak demokratike sesa tonat përfshihen në këtë lloj kufizimesh”, vijoi ai.
BE nën darën e valës së tretë
Ndërsa normat e infeksionit në Britani kanë rënë, shumica e BE po përballet me një rritje të rasteve. Në Gjermani, zyrtarët e shëndetit publik paralajmërojnë se rastet po rriten në mënyrë eksponenciale.
Edhe pse u mundua të shmangte një bllokim tjetër, Emmanuel Macron është detyruar të vendosë kufizime të tjera për shkak të rritjes së rasteve. Shumica e Italisë është “zonë e kuqe” dhe i gjithë vendi do të jetë i mbyllur gjatë fundjavës së Pashkëve. Dështimi për të vaksinuar një pjesë të madhe të popullsisë duke parandaluar kështu një valë të tretë po ndëshkohet në kutinë e votimit.
Angela Merkel ka humbur dy rajonet të cilat më parë llogariteshin në bastionet e partisë së saj. Ndërsa vazhdimisht e kritikonin AstraZeneca për dështimin e furnizimit, udhëheqësit europianë i kanë bërë gjërat më të vështira duke hedhur dyshime në mënyrë të përsëritur mbi sigurinë dhe efikasitetin e vaksinës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




