Mode

Atletet Gucci 17 dollarë por që vishen vetëm online

Gucci ka nxjerrë në treg një palë atlete për vetëm 17.99 dollarë, një shumë e vogël në krahasim me çmimet e markës. I vetmi problem? Ato janë vetëm online dhe mund të provohen vetëm online.

Të dizenjuara nga drejtori kreativ Alessandro Michele, ato janë produkti i parë dixhital i shtëpisë së modës që krijon modele 3D të atleteve.

Këpucët e reja të Gucci nuk ekzistojnë në botën reale. Ato janë një lloj filtri që çdokush mund ta provojë duke i përshtatur me numrin e këmbës dhe më pas duke i treguar në internet përmes fotove.

Ato mund të provohen në aplikacionin Wanna, një aplikacion që është përdorur nga marka të tilla si Reebok, Farfetch dhe Puma për të testuar qasjen e konsumatorëve në testimin virtual të këpucëve dhe veshjeve. Gucci gjithashtu ka dixhitalizuar katalogun e vet të atleteve përmes aplikacionit për t’u dhënë klientëve të interesuar mundësinë të provojnë modele të ndryshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë