Shtetet e Bashkuara po përballen me presion për të ndarë dozat e vaksinave Covid-19 me kombet e vafra, mes raporteve se ka siguaruar më shumë dozave se i duhen për të vaksinuar popullsinë.
Thirrjet për të ndarë dozat e vaksinave u rritën më shumë këtë javë pasi administrata e Biden njoftoi një blerje shtesë të 100 milion dozave të vaksinave nga Johnson & Johnson. Qeveria Amerikane tani ka blerë doza të mjaftueshme të vaksinave nga Moderna, Pfizer dhe Johnson & Johnson për të vaksinuar 500 milion njerëz, ose e thënë ndryshe për të vaksinuar dy herë popullsinë amerikane.
SHBA gjithashtu ka të drejtën të marrë 100 milion doza të vaksinave AstraZeneca. Vaksina nuk është autorizuar në SHBA, por është e autorizuar për përdorim në pjesën më të madhe të botës. AstraZeneca u kërkoi SHBA-ve të konsideronin dhurimin e vaksinave një vendi tjetër, tha një zëdhënës i kompanisë.
Të Premten, Biden dhe udhëheqësit e Japonisë, Australisë dhe Indisë njoftuan se do të punonte për të rritur kapacitetin prodhues, me qëllim dërgimin e 1 miliardë dozave të vaksinave kundër Covid-19 në vendet e ishullit Aziatik dhe Paqësorit duke filluar nga viti 2022
Por zyrtarët e administratës së Biden kanë vazhduar të rezistojnë në dërgimin e dozave të vaksinave që po mban stok jashtë vendit, duke thënë se kjo është pjesë e një plani për t’u ” furnizuar me tepër” në rast se shfaqen variante Covid-19.
“Ne duam të jemi një pjesë e përpjekjeve në të gjithë botën për të vaksinuar njerëz në të gjithë botën në një sërë vendesh”, tha sekretari i shtypit i Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, duke përmendur angazhimin e 2 miliardë dollarëve që SHBA dha për Covax.
Sidoqoftë, ajo tha se “përparësia dhe fokusi i parë i presidentit është të sigurojë që populli amerikan të vaksinohet. “Dhe sapo të kemi arritur në këtë pikë, do të kemi një diskutim për atë që do të vijë më tej”, tha Psaki.
Strategjia e administratës është gjithashtu një mbrojtje kundër çdo ndërprerje të mundshme të prodhimit dhe mund të sigurojë një furnizim të vaksinave për fëmijët, kur provat klinike tregojnë se ato janë të sigurta për t’u përdorur tek fëmijët më të vegjël se 16 vjeç.

Administrata e Biden synon të heqë të miratojë të gjitha vaksinat perëndimorë në dispoziciom deri më 1 maj dhe shpreson të vaksinojë të gjithë 267 milion amerikanë deri në festën e 4 korrikut. Më shumë se 530,000 Amerikanë kanë vdekur nga koronavirusi, një numër që administrata e citon kur mbron nacionalizmin e saj në shpërndarjen e vaksinave.
“Siç ju kam thënë më parë, unë mbaj një bllok në xhep me numrin e amerikanëve që kanë vdekur nga Covid deri më sot,” tha Biden në një fjalim të premten. Deri më tani, vdekjet totale në Amerikë: 527,726. Kemi më shumë vdekje sesa në luftën e parë botërore, luftën e dytë botërore, luftën e Vietnamit dhe 11 shtatorin së bashku. “
Sidoqoftë, vende si Kina dhe Rusia kanë rënë dakord të ndajnë vaksinat për të fituar një avantazh strategjik. Prodhuesit e vaksinave të Kinës kanë premtuar gjysmë miliardë doza në 45 vende.
“Ne nuk mund të konkurrojmë me vende që janë më të gatshëm të ndajnë vaksina për arsye cinike, “tha Ivo H Daalder, një ish ambasador i NATO-s dhe president i Këshillit të Çikagos për Çështjet Globale.
Një analizë e fundit nga Banka Botërore zbuloi se 82% e vendeve me të ardhura të larta kanë filluar vaksinimet, krahasuar me 3% të vendeve me të ardhura të ulëta. Një parashikim nga gazeta “The Economist” zbuloi se vendet me të ardhura të mesme ka të ngjarë të vaksinojnë masivisht popullatat e tyre deri në fund të vitit 2022, por 84 nga vendet më të varfra të botës nuk do të përfundojnë fushatat e vaksinimit masiv deri në vitin 2024 dhe nuk do të mund ta arrijnë kurrë imunitetin e tufës .
“Vaksinat do të përcaktojë ekonominë globale, peisazhin politik global, udhëtimet, pothuajse gjithçka”, tha Agathe Demarais, gazetar i “The Economist”.
Aktivistët e kanë përshkruar hendekun e dozave midis vendeve të pasura dhe të varfra si një “aparteid vaksinash”. Shumë kanë thënë gjithashtu se mosndarja e vaksinave kërcënon të përsërisë dështimet e epidemisë së HIV / AIDS. /The Guardian/
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




