Novak Gjokoviç bëhet gjithmonë e më shumë pjesë e rëndësishme e historisë. Tenisti serb, fitues i freskët i titullit të 18-të Slam në “Australian Open”, ka filluar javën e 311-të në majë të klasifikimit të tenisit botëror Atp, një rekord i ri ky në 48 vjet histori.
“Nole” ka thyer rekordin e rivalit të përjetshëm, Roxher Federer, i cili më 16 korrik 2012 kishte zbritur nga “froni” amerikanin Pit Sampras (286 javë), duke arritur në 310 javë si numri 1 i renditjes botërore.

Gjokoviç e mori për herë të parë vendin e parë në klasifikimin botëror më 4 korrik 2011. Që atëherë ai nuk e ka lëshuar më këtë pozicion, duke vendosur rekordin me 311 javë, 1 më shumë se tenisti zviceran. “Më entuziazmon vërtet fakti që të eci në rrugën e legjendave dhe gjigantëve të këtij sporti, – ka thënë serbi për sitin zyrtar të Atp. – Të kem vendin tim mes tyre, duke ndjekur ëndrrën e fëmijërisë, është një konfirmim i asaj që kur i bën gjërat me dashuri dhe pasion, gjithçka është e mundur”.
Rekordi me shumë mundësi do të përmirësohet nga Gjokoviç, duke parë avantazhin e thellë me rivalët më të afërt. “Nole” kryeson renditjen me 12030 pikë, pastaj vijnë Rafael Nadal me 9850 pikë dhe Danil Medvedev me 9735 pikë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje