Novak Djokovic triumfon sërish në Australian Open. Tenisti serb, i cili kryeson edhe renditjen e ATP-së, ia doli të triumfojë me rezultatin 3-0 me sete në finalen e madhe ndaj rusit Medvedev dhe të fitojë për herë të 9 turneun prestigjioz. Medvedev u përpoq të bëjë rezistencë disi në setin e parë, por u dorëzua pas rreth 45 minutash, duke humbur me shifrat 7-5.

Në setin e dytë Djokoviç e pati edhe më të lehtë të dominojë ndaj kundërshtarit, pasi zgjidhi gjithçka për 36 minuta, duke fituar me shifrat 6-2 dhe duke bërë një formalitet setin final, të cilin e fitoi me shifrat 6-2. Tenisti 34-vjeçar serb çon në 9 numrin e triumfeve në Australian Open, si askush tjetër në këtë Grand Slam, ndërsa numri i titujve ATP gjatë gjithë karrierës ka shkuar në 82 në total, shifra këto që e bëjnë të pestin sportist më të titulluar në tenisin profesionist.
Novak Djokovic mban kryesimin e renditjes ATP (Shoqata e Tenisit Profesionit) që prej shkurtit të vitit të kaluar, teksa në plot 6 raste e ka mbyllur vitin i pari, një rekord ky që e ndan me ish tenistin Pete Sampras.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




