Pasi u gjend 3 herë 3 pikë larg humbjes, Stefanos Tsitsipas ka bërë një përmbysje të madhe ndaj Rafel Nadalit. Greku ishte në 2 sete disavantazh dhe në të 5-tin fitoi 7-5 ndaj spanjollit, që kishte komanduar pjesën e parë të ndeshjes.
Rezultati përfundimtar është 3-6, 2-6, 7-6, 6-4 dhe 7-5 për Tsitsipas, lojtari i tretë në histori që është në gjendje të rikuperojë 2 sete disavantazh ndaj Nadalit. I pari ka qenë Federer në finalen e Majemit në 2005-ën, dhe i dyti Fonjini në turin e tretë të “US Open”, në 2015-ën.
Stefanos Tsitsipas e ka mbyllur me 17 ejs dhe asnjë faull të dyfishtë, si dhe me disa statistika të tjera mbresëlënëse, por mbi të gjitha me një forcë të madhe mendore në momentet më të vështira dhe kyçe të ndeshjes. Potenciali i tij u duke kur rezultati ishte 2-0 për Nadalin, kur përballoi “tie break”-un e setit të tretë, kur shërbeu për të mbetur në ndeshje në rezultatin 4-5 të setit të 5-t dhe kur nuk ia doli në dy “match point”-et e para, duke i dhënë mundësinë kundërshtarit për “contro break”.
Rafael Nadal u tregua gjithashtu i madh, si gjithmonë, por i mungoi forca në këmbë për të reaguar nga distanca. Ai fitoi 2 setet e para dhe u duk se po shkonte drejt fitores. Seti i tretë ishte i ekuilibruar dhe gradualisht Tsitsipas filloi të bënte pikët që i duheshin. Nadal nuk humb asnjë pikë nga shërbimi, por nuk arrin ta mbyllë ndeshjen, duke humbur setin e parë në këtë turne. Këmbët e tij duken më të rënda në vazhdim dhe spanjolli humbet pak nga shkëlqimi i tij.
Energjitë fillojnë të pakësohen dhe Nadal e sheh ndeshjen t’i rrëshkasë. Greku barazon dhe në setin final tensioni është i lartë, me shumë gabime nga të dy tenistët. Një kthim fluturimthi i Nadalit shkon në rrjetë dhe për Tsitsipas është “match point”-i i tretë. Është ai i duhuri dhe pas 4 orësh e 5 minuta, Tsitsipas shënon pikën e fundit dhe shkon në gjysmëfinale, ku do të përballet me rusin Danil Medvedev ditën e premte. Për Nadalin, ëndrra për të kapur Federerin në majë të klasifikimit shtyhet për në “Roland Garros”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.