Gudaf Tsegay e Etiopisë vendosi rekord të ri botëror në garën e 1500 metrave në sallat e mbyllura. 24-vjeçare arriti kohën 3’ 53” 09 në turneun e “World Indoor Athletics Tour” të zhvilluar në Lievin të Francës, duke përmirësuar ndjeshëm kohën e mëparshme që ishte 3’ 55”17 që mbahej nga patriotja e saj, Genzebe Dibaba dhe që ishte vendosur në vitin 2014. Një paraqitje e shkëlqyer e etiopianes, që la pas britaniken Laura Muir me 3’ 59”, 6 sekonda me vonesë.
Muir është një nga vrapuesit më të mirë në botë të distancave të mesme, por ajo nuk ishte në gjendje të garonte me Tsegay. Atletët etiopianë vijojnë të thyejnë rekorde. Vetëm pak kohë më parë 20-vjeçari Getnet Wale theu rekordin e 3000 mijë metrave me pengesa, që mbahej nga Daniel Komen që nga viti 1998. Edhe në vjeshtën e kaluar u thyen dy rekorde në garat e gjata, në 10 mijë metra dhe 5 mijë metra.
Shumë specialistë të atletikës e kanë shpjeguar këtë me revolucionin që po përdoren me këpucët. Sidoqoftë, presidenti i Atletikës Botërore, Sebastian Coe, e hodhi poshtë këtë teori. “Unë nuk mendoj se kemi arritur në atë pikë ku rekordet botërore po shpërndahen si dhurata”, tha ai.
Rezultatet e fundit kanë vënë në dyshim krerët e Atletikës Botërore, të cilët ia kanë atribuar këto suksese revolucionit të atletëve të sportistëve. Beteja e markave të këpucëve ka sjellë përmirësim të dukshëm gjatë kohëve të fundit. Duke u nisur nga kjo garë e ethshme e markave të njohura si Adidas, Nike e të tjera, Federata Ndërkombëtare e Atletikës ka miratuar një rregullore që nuk lejon më që atletët të përdorin atlete sipas dëshirës.
Do të ketë vetëm një prototip atleteje, që natyrisht është certifikuar, në mënyrë që atletët të jenë të barabartë. Bëhet fjalë për gjysmëmaratonat dhe maratonat, pasi për garat në pista ka kohë që atletet që veshin garuesit janë certifikuar.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.