Ka ndodhur

Përmbytjet në Shkodër, Bashkia: Të shpallet gjendja e fatkeqësisë natyrore

Bashkia e Shkodrës ka dhënë informacion zyrtar lidhur përmbytjet në këtë zonë.

Sipas informacioneve, një sipërfaqe totale prej 3 mijë e 655 hektarë toke është përmbytur.

Nga ana tjetër Oboti mbetet i izoluar nga uji, pasi rruga nuk përshkohet as me mjete të larta, ndërsa në oborre uji shkon deri në 100 cm.

Ndërkohë rruga që lidh fshatrat Shirq-Darrgjat është e bllokuar, ndërsa në zonën e quajtur “Këneta e Dajçit” janë 121 shtëpi në ujë, ndërsa në disa toka bujqësore niveli i ujit arrin deri në 2 metra.

Ndërkohë, Bashkia Shkodër kërkon sërish shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore, për Njësitë Administrative Ana e Malit dhe Dajç.

“Kërkohet që nga Drejtoria e Ujitjes dhe Kullimit Lezhë të ndërhyhet për marrjen e masave për pastrimin e ‘Përroit të kufirit’ Muriqan në Nj.A Ana e Malit. Kërkohet mbështetje me bazë ushqimore për gjënë e gjallë ( koncentrat) për NJ.A. Ana e Malit, Dajç dhe Rrethina për një sasi 500 ton”, vijon më tej Bashkia.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë