Vendet evropiane deri më tani janë treguar të dobët në zbatimin e programeve të tyre të vaksinimit , duke ngadalësuar përpjekjen e tyre për të kontrolluar pandeminë dhe duke mos lejuar një rimëkëmbje domethenëse ekonomike .
Ne vlerësojmë se mundësitë do të mbeten të kufizuara gjatë TM1 , duke detyruar qeveritë të ruajnë masa të rrepta të kontrollit pasi shkalla e infeksionit mbetet e lartë.
Vaksinat duhet të përshpejtohen nga pranvera duke i hapur rrugë lehtësimit të masave dhe duhet të arrijnë kulmin në tremujorin e tretë.
Ne presim që BE të arrijë objektivin e saj të verës për të vaksinuar 70% të popullsisë së rritur në fillim të gushtit.
Sidoqoftë , ka të ngjarë që vendet e tjera si Mbretëria e Bashkuar apo Shtetet e Bashkuara të Amerikës të vonohen duke qenë se synimi i tyre është relativisht joamibicioz.
Janë disa pengesa që rrezikojnë vijën tonë fillestare.
Në njërën anë , më shumë ulje të furnizimit, disa cështje logjistike dhe një tërheqje më e ngadaltë për shkak të ndjenjës mbizotëruese të antivaksit në disa vende mund të zgjasin përparimin e vaksinimit.
Nga ana tjetër , rritja në kapacitetin e prodhimit , proceset e tij dhe programet e efektshme të inokulimit mund të përshpejtojnë ritmin.
Ne shohim pasiguri shtesë në lidhje me daljen nga kufizimet aktuale.
Një lehtësim i parakohshëm i masave të kontrollit mund të rrisë me shumë numrin e infeksioneve.
Vaksinimi i shumicës së popullsisë është një hap i domosdoshëm për ta mbajtur pandeminë e Covid-19 nën kontroll e cila nga ana tjetër është thelbësore për rimëkëmbjen e ekonomisë.
Përhapja e vaksinave ka qenë e ngadaltë
Vendet e Eurozonës kanë qenë të vonuar në cdo fazë të aplikimit të vaksinimit deri më tani.
Dëshira për mbrojtjen politike bëri që Komisioni Evropian të tregohej më i ngadaltë për të arritur marrëveshjen paraprake për doza me kompanitë farmaceutike , ndëkohë që një proces më i suksesshëm rezultoi miratimi me vaksinat Pfizer dhe Moderna të cilat fituan autorizimin e marketingut nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA).
Cështja e varfër e planifikimit të logjistikës dhe infrastrukturës në disa shtete anëtare bënë që ngecja e vaksinimit të vonojë ekonomitë e zhvilluara.
Mbretëria e Bashkuar ka arritur të inokulojë mbi 13% të popullsisë së saj me të paktën një dozë dhe Izraeli që e tejkaloi me 35%. Danimarka, vendi me performancën me të madhe të BE aktualisht qëndron në 3.3% ndërsa mesatarja e BE-së është 2.5%.
Në fakt, pasi Pfizer njoftoi një ulje të synimeve të saj të prodhimit për vitin 2020, në fillim të vitit 2021 AstraZenca pësoi një rënie prej 50% të furnizimit (nga 80 në 40 milionë) në TM1 për shkak të cështjeve të prodhimit.
Mungesat kanë penguar tashmë ritmin e vaksinimit në disa vende.
Ndërkohë që porositë e negociuara nga BE janë akoluar për shtetet anëtare sipas popullsisë totale , disa vende vendosën të mos e blinin plotësisht nga kompanitë farmaceutike duke ngadalësuar më tej ritmin e vaksinave. (Figura 11)
Vaksinimet masive do të jenë thelbësore në formimin e opinionit , në heqjen e kufizimeve pa rrezikuar një rritje të re të rasteve të infektuara , pa rrezikuar më sistemin e kujdesit shëndetësor duke lejuar kështu normalizimin e kushteve ekonomike në mënyrë të qëndrueshme.
Për të parashikuar se kur mund të arrihen pragjet kryesore të vaksinimit, ne kemi ndërtuar një rrugë të mundshme , bazuar në informacionin e disponueshëm rreth porosive dhe para-porosive të BE-së, rreth orarit të dorëzimit dhe një sërë faktorësh të tjerë përbërës. (vija blu , në figurën 1).
Ne presim që PBB të kontraktohet përsëri në TM1 derisa progresi i vaksinimit mbetet i kufizuar.
Qeveritë po detyrohen të ndërmarrin masa të rrepta të kufizimit për aq kohë sa numri i infektimeve mbetet i lartë dhe është gati të dalë nga kontrolli për shkak të varianteve më të reja të Covid-19.
Vaksinimet duhet të përshpejtohen dukshëm në pranverë, duke hapur rrugën e rimëkëmbjes ekonomike.
Me 50% të popullsisë , duke përfshirë këtu të gjithë grupet vulnerabël të vaksinuar në periudhën Qershor-Korrik, shumica e masave duhet të lehtësohen duke përfshirë këtu edhe rihapjen e restoranteve.
Në këtë kontekst ne presim një sezon më të fuqishëm veror se vitin e kaluar ndonëse është ende shumë poshtë niveleve të vitit 2019.
Cështjet logjistike dhe të infrastrukturës mund të mbeten problematike për disa shtete anëtare, vecanërisht ato me sisteme shëndetësore më pak të zhvilluar.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.