Analize

Lideri i vaksinimit në botë, si po merr Izraeli vaksina falas nga Pfizer

Kanë kaluar vetëm tre javë që kur qytetari i parë izraelit mori vaksinën e Pfizer kundër Covid-19, por brenda një kohe kaq të shkurtër, Tel Avivi është duke udhëhequr pjesën tjetër të botës, duke vaksinuar rreth 20 për qind të popullsisë së tij deri më sot.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu zbuloi në 7 Janar se Izraeli arriti një marrëveshje me Pfizer për të shkëmbyer të dhënat e qytetarëve që vaksinoheshin, në shkëmbim të 10 milion dozave të vaksinës së koronavirusit. Izraeli po merr tanimë 400,000-700,000 doza falas çdo javë.

Sipas kësaj marrëveshjeje, Izraeli do t’i ofrojë detaje Pfizer (si dhe Organizatës Botërore të Shëndetit) në lidhje me moshën, gjininë dhe historinë mjekësore të atyre që marrin vaksinën, si dhe efektet anësore dhe efikasitetin e saj. Asnjë informacion identifikues nuk do të jepet në mënyrë që të ruhet privatësia.

Dhjetë milion doza janë thjesht një “pikë në oqean” për Pfizer, e cila është zotuar të prodhojë 1.3 miliardë doza vaksinash në vitin 2021. Pasi miratoi këtë vaksinë në mes të dhjetorit, përpara BE-së, Izraeli u bë një nga vendet e para në botë që nisi vaksinimin kundër Covid-19. Ai ka raportuar më shumë se 495,000 raste COVID-19 dhe 3,689 vdekje që nga fillimi i pandemisë , shifra alarmante për një vend prej 9 milion banorësh.

Pfizer qartazi ka shumë për të fituar duke shpërndarë vaksinën e saj në Izrael, duke e kthyer atë në pilot global për një fushatë të shpejtë vaksinimi dhe rezultatet e vasknimit më dozat e Pfizer, veçanërisht nëse është janë të suksesshme, janë një marketing për kompaninë në të gjithë botën.

“Ne i bindëm ata se nëse na japin vaksinën e tyre, ne do të dimë se si ta administrojmë në kohën më të shkurtër të mundshme dhe kjo është pikërisht ajo që ndodhi,” tha ministri izraelit i Shëndetësisë Yuli Edelstein. “Ne u përgatitëm herët, nënshkruam marrëveshjet herët dhe i premtuam komopanisë farmaceutike se do të shohin rezultate herët. Eshtë një situatë nga e cila fitojnë të dyja palët.”

Akoma, autoritetet shëndetësore nuk po u përgjigjen pyetjeve të drejtpërdrejta në lidhje me numrin e saktë të dozave që Izraeli ka siguruar ose sa pagoi për to, duke thënë vetëm se vendi nënshkroi marrëveshje sekrete me prodhuesit kur filloi fushata e vaksinimit.

Netanyahu, i cili shpreson të rizgjedhet në si kryeministër në mars, gjithashtu ka sjellë në vëmendje në mënyrë të përsëritur marrëdhëniet e tij të ngushta me shefat ekzekutivë të Pfizer dhe Moderna, duke sugjeruar që lidhjet e tij ndihmuan në sigurimin e miliona dozave.

“Unë flas me ta gjatë gjithë kohës,” tha Netanyahu. Ai shtoi se CEO i Pfizer Albert Bourla, një pasardhës i një familje hebreje nga Selaniku, është “një mik i madh” i Izraelit.

Vend i vogël, sistem i fortë shëndetësor

Izraeli ka një sistem shëndetësor publik të lidhur me një rrjet dixhital mbarëkombëtar. Organizatat e mirëmbajtjes shëndetësore mbajnë regjistra dixhitalë për të gjithë pacientët, duke lejuar çdo kompjuter të autorizuar të nxjerrë të dhëna mjekësore të njerëzve që nga lindja, duke përfshirë shtrimet në spital, ilaçet e marr me kalimin e viteve dhe vaksinimet.

“Një operacion në një shkallë të tillë nuk mund të kishte ndodhur në një sistem privat të kujdesit shëndetësor,” tha një infermiere në spitalin Ichilov në Tel Aviv. Ajo ka vaksinuar qindra njerëz kundër koronavirusit deri më tani.

“Unë kurrë nuk kam parë kaq shumë punonjës të kujdesit shëndetësor që e kalojnë vullnetarisht kohën e tyre të lirë duke iu dedikuar një kauze të madhe si kjo,” shpjegoi ajo. Ndjesia e solidaritetit shoqëror dhe ndjenja e të qenurit në këtë së bashku kanë kontribuar masivisht në shpejtësinë e fushatës së vaksinimit të Izraelit, ndoshta më shumë se në vendet e tjera”, tha ajo.

Tani për tani, Izraeli po u jep përparësi njerëzve më të vjetër se 60 vjeç, punonjësve shëndetësorë dhe njerëzve me sëmundje kronike, të ndjekur nga mbi 55 vjeç. Në këtë pikë, më shumë se 72 për qind e njerëzve të moshës 60 vjeç e lart janë vaksinuar.

Izraelitët deri më tani kanë marrë vetëm vaksina nga Pfizer, por vendi ka nënshkruar marrëveshje me AstraZeneca dhe prodhuesin Moderna. Kjo e fundit njoftoi të martën e kaluar se vaksina e saj ishte aprovuar nga ministria izraelite e shëndetësisë.

Moderna premtoi të furnizojë Izraelin me 6 milion doza, të mjaftueshme për të vaksinuar 3 milion njerëz. Izraeli tashmë ka marrë ngarkesën e parë nga katër dërgesat e pritshme që vijnë gjatë javëve të ardhshme.

Shpërndarja e shpejtë e dozave të vaksinën është thelbësore dhe kjo është një fushë ku etja e izraelitëve për t’u vaksinuar po përshpejton përpjekjen. Interesi është aq i lartë sa çdo ditë, radhët e të rinjve që shpresojnë për doza të mbetura formohen para qendrave të vaksinimit.

Por pavarësisht se është duke tejkaluar vendet e tjera në të gjithë botën, Izraeli është vënë në kritikë nga grupet e të drejtave të njeriut dhe organizatat e lajmeve për dështimin për të siguruar vaksina për palestinezët në Bregun Perëndimor dhe Gaza. Ministria palestineze e shëndetësisë ka më shumë se 100,000 raste të konfirmuara në Bregun Perëndimor, me më shumë se 1,100 vdekje, në një popullsi prej afërsisht 3 milion. Gaza ka raportuar mbi 45,000 raste në 2 milion banorë, me më shumë se 400 viktima.

Por pavarësisht nga situata urgjente, Autoriteti Palestinez (PA) në Bregun Perëndimor nuk ka kërkuar publikisht ndihmën e Izraelit në prokurimin e vaksinave, dhe Hamasi, i cili kontrollon rripin e Gazës, nuk ka shumë të ngjarë të koordinohet me Izraelin në çdo përpjekje vaksinimi.

Por sipas Fondit Rus të Investimeve Direkte (RDIF), i cili është përgjegjës për marketingun e vaksinës kryesore ruse kundër Covid-19, i njohur si Sputnik V, ministria palestineze e shëndetësisë ka miratuar përdorimin e saj dhe dërgesën pritet të arrijë muajin tjetër.

Por media izraelite njoftoi të mërkurën e kaluar se mijëra doza janë kaluar tashmë në Bregun Perëndimor, një pretendim i cili më vonë u mohua nga Ministria e Shëndetësisë palestineze. /Politico.Eu/Gazeta Si


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë