Arredim

Nuk ka më dekor modern, shtëpitë tani po bëhen më të rehatshme

Dekori i rehatshëm po zëvendëson pamjen moderne dhe kjo po ndodh falë Covid-19.

Ndërsa njerëzit u detyruan të kalonin gjithë kohën e tyre në shtëpi, ata e kuptuan se donin t’i jepnin përparësi komoditetit mbi një atmosferë zyrtare që shpesh krijon dekori modern.

“Njerëzit po kalojnë shumë më shumë kohë në shtëpi dhe kërkojnë të shtojnë shtresa të komoditetit funksional në hapësirën e tyre.” thotë Alessandra Wood një dizajnuese.

Mobiljet elegante, pajisjet në ngjyrë të zezë dhe trendet elegante nuk janë më të preferuarat e dizenjuesve dhe shumë kanë parashikuar që ato do të zëvendësohen nga elementë më tradicionalë dhe të rehatshëm.

“Ne mendojmë se do të rikthehen stilet e vjetra, ato të viteve 1900.” tha Wood.

“Mobiljet e rehatshme dhe stilet tradicionale sigurojnë rehati dhe mbështetje për shumë njerëz gjatë këtyre kohërave.” tha Wood.

Por pse u desh një pandemi që njerëzit të kuptonin se shtëpitë e tyre duhet të ishin të rehatshme?

“Jam e kënaqur që njerëzit po përqafojnë dekor më të rehatshëm, por jam e befasuar që u desh të detyroheshin të qëndrojnë në shtëpi si rezultat i pandemisë që njerëzit të kuptojnë se rehatia është e para dhe më e rëndësishmja.” thotë Wood.

Ajo thotë se dekori modern në hapësirat e shtëpisë mund të jetë i bukur, por shpesh ka një ftohtësi ose një natyrë të ngjashme me biznesin apo një zyrë dhe kjo vendos tonin e gabuar për një ambient shtëpiak.

Hapësira juaj e jetesës nuk duhet të ndihet anonime. Ajo duhet të jetë e mbushur me prekje të personalitetit tuaj, qoftë kjo përmes pikturave që zgjidhni ose jastëkëve që preferoni.

Dhe së pari dhe më e rëndësishmja, shtëpia juaj duhet të jetë një vend pushimi, pavarësisht nëse po kaloni kohë atje për shkak të një pandemie apo jo. Nëse nuk mund të ndiheni rehat në shtëpi, ku mund të ndiheni rehat?

Një shtëpi është një vend ku është në rregull të derdhet një kafe, ku qentë mund të ngjiten në mobilje pa i prishur ato dhe ku ju mund të bini në gjumë në divan sepse është kaq shumë e rehatshme.

Ju mund të krijoni atë lloj mjedisi me mobilje moderne ose pjesë dekori, por është e rëndësishme t’i bashkoni ato me elementë “më të butë” gjithashtu për të siguruar që shtëpia juaj të ndihet në të vërtetë si një shtëpi.

Burimi: Insider. Përshtati: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë