Në pritje të udhëzimeve të reja, që pritet të jepen pas mbledhjes të pronarëve të NBA-së, Philadelphia vazhdon garën e saj me pengesa pas daljes pozitiv të Seth Curry, pas fundit të periodës së parë të ndeshjes me Nets. Grupi që ka në dispozicion Doc Rivers është përgjysmuar. Dëmtimet dhe lojtarët e infektuar nga Covid-19 e kanë vënë në vështirësi trajnerin e kësaj skuadre për të gjetur 8 lojtarët e nevojshëm për ndeshjen kundër Denver.
Rivers kërkoi shtyrjen, që nuk u bë e mundur dhe trajneri i Philadelphias u detyrua të merrte në stol një lojtar të dëmtuar si Mike Scott, i cili ka probleme fizike dhe gjithsesi nuk do të luante. Me rikuperimin e Embid dhe Scott, situata përmirësohet për ndeshjen kundër Atlantas. “E di që në këtë moment NBA ka probleme më të mëdha se tonat, por besoj se ishte gabim që ndeshja ndaj Denver nuk u shty. Nuk e kuptoj vërtet pse luajtëm, por jam një trajner dhe bëj atë që duhet të bëj”, – tha Rivers.

Por Philadelphia nuk është e vetmja me këtë shqetësim. Pas ndeshjes së shtyrë kundër Bostonit, Miami qëndroi në Massachusetts për shkak të lojtarëve të ndaluar sipas protokollit, par të zakonshmin “contact tracing”. Nisi me Avery Bradley, për të vazhduar me Kendrick Nunn, Mo Harkless, Udonis Haslem dhe KZ Okpala, ndërsa orët e fundit listës së gjatë iu shtuan Jimmy Butler, Ban Adebayo dhe Goran Dragic. Ndeshja e së martës për Miamin mbetet në kalendar, por situata natyrisht mund të ndryshojë.
Nga ana e saj, Philadelphia vazhdon rrugën e saj, pa u qarë shumë. “Kjo është situata, askush nuk na teleron, siç duhet të bënte në fakt. Duhet të vazhdojmë përpara dhe të fitojmë ndonjë ndeshje edhe në emergjencë”, – ka theksuar Tyrese Maxey. Situata duket se po rëndohet dhe dyshimi për të vazhduar apo jo me garën në basketbollin amerikan mbetet i madh.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje