Ministria e Brendshme njofton gjithë qytetarët shqiptarë, të cilët kanë nevojë për të rinovuar kartën ID ose pasaportën se qendrat e aplikimit punojnë edhe të shtunën.
Njoftimi saktëson se bëhet fjalë për këtë të shtunë, data 9 janar teksa Ministria i bën thirrje të gjithë qytetarëve të kryejnë sa më parë procedurat për rinovimin.
“Ministria e Brendshme njofton qytetarët se të gjitha zyrat e Gjendjes Civile ku ka qendra aplikimi për karta ID dhe pasaporta, do të jenë të hapura edhe ditën e shtunë, 9 janar 2021.
MB fton qytetarët që u ka përfunduar afati i vlefshmërisë së kartave të identitetit, të kryejnë sa më parë procedurat për rinovimin e saj”, thuhet në njoftimin e ministrisë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.