Ka ndodhur

SPAK lëshon 23 urdhërarreste për trafik droge, mes tyre edhe policë

Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit në bashkëpunim me policinë ka goditur një grup kriminal në fushën e trafikut të drogës në zonën e Skraparit. Kështu, SPAK lëshoi 23 urdhërarreste që u ekzekutuan nga policia.

Në mesin e të arrestuarve janë 4 punonjës policie të Komisariatit të Policisë Skrapar dhe 3 funksionarë publikë. Ata akuzohen për kultivim të bimëve narkotike dhe grup i strukturuar kriminal.

“Konkretisht punonjësit e policisë Neritan Naska (Shef i Stacionit të Policisë Poliçan), Klement Zeqo, Bardhyl Çela, Astrit Duro me detyrë punonjës policie, si dhe funksionarët publik, shtetasi Edmon Zotko me detyrë Administrator i Njësisë Administrative Tërpan, Fatos Lamaj, me funksion Kryeplak i fshatit Çorrogjaf, të cilët në bashkëpunim me njëri tjetrin, sipas funksioneve dhe roleve, me veprime dhe mosveprime, kanë lejuar kultivimin e bimëve narkotike në territorin ku ushtrojnë detyrat funksionale dhe kompetencat, si dhe kanë favorizuar autoret që kanë kryer kultivimin e bimëve narkotike”, thuhet në njoftimin e SPAK.

Nga hetimet rezultoi se një grup personash, të cilët vepronin në zonën e Skraparit, kanë kryer veprat penale të “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”, kryer në formën e posaçme, atë të “Grupi i strukturuar kriminal”, si dhe veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”

Përgjimet telefonike dhe vëzhgimet e kryera nga policia gjyqësore, zbuluan se në territorin e rrethit të Skraparit ishin kultivuar bimë narkotike kanabis sativa në parcela dhe vende të ndryshme, pothuajse në gjithë këtë territor.

Gjatë hetimeve janë dokumentuar e sekuestruar 28 episode.

“Janë dokumentuar disa episode të sekuestrimeve të lëndëve narkotike dhe personat e dyshuar të përfshirë në këtë aktivitet kriminal. Janë dokumentuar dhe sekuestruar lëndë narkotike e llojit cannabis sativa në 28 episode, në të cilat ishin ngritur impjante vaditje, vendqëndrimi dhe vendstrehime për punonjësit që punonin në këto parcela dhe gjithë infrastruktura e nevojshme për këtë aktivitet kriminal”, vijon më tej njoftimi.

Gjatë hetimeve, janë sekuestruar gjithsej 5045 bimë narkotike kanabis si dhe janë sekuestruar 176 kg lëndë narkotike e paketuar në gjendje të thatë, e gatshme për t’u trafikuar. Gjithashtu janë evidentuar dhe disa magazina të përshtatura për tharjen dhe ruajtjen e lëndës narkotike.

Urdhër-arrestet e SPAK, Çuçi: Zyrtarë të policisë u përfshinë në aktivitet kriminal

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, ka reaguar pas aksionit të policisë për ekzekutimin e urdhër-arresteve të SPAK ndaj 23 personave të përfshirë në kultivimin e kanabisit në Berat dhe Skrapar, mes të cilëve ka efektivë policie dhe zyrtarë të njësive administrative.

Ministri Çuçi thotë se ky operacion ishte iniciuar nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat. Ai shprehet se hetimet do të thellohen për të goditur këdo që tenton të përfshihet në paligjshmëri.

“Është përmbyllur sot një operacion i rëndësishëm për goditjen e fenomenit të kultivimit të kanabisit në vend. Ky hetim i iniciuar nga SHÇBA dhe i ndjekur në mënyrë profesionale nga Policia e Shtetit, në bashkëpunim të ngushtë dhe nën drejtimin e SPAK, u finalizua me ekzekutimin e 23 vendimeve të Gjykatës së Posaçme për Korrupsion dhe Krimin e Organizuar. Përgëzime për strukturat e angazhuara në këtë mega-operacion, të shtrirë në kohë dhe në gjithë hallkat e zinxhirit, nga kultivuesit e bimëve narkotike, autoritetet lokale e deri tek zyrtarët e Policisë së Shtetit, që duke shpërdoruar detyrën u bënë palë në këtë aktivitet kriminal. Shpreh bindjen dhe angazhimin e Ministrisë së Brendshme, për thellimin dhe shtrirjen e hetimeve gjithëpërfshirëse, për të goditur çdokënd që do të tentojë të përfshihet në paligjshmëri, duke i përballur ata me drejtësinë. Vetëm kështu do të ndërtojmë një Shqipëri më të sigurt e më të mirë për të gjithë”, është shprehur ministri Çuçi.

Masat e vendosura

Masa “arrest në burg”, kundër shtetasit nën hetim Arben LEKLI. I dyshuar për kryerjen e veprave penale “Kultivimi i bimëve narkotike” , “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”, kryer në formën e posaçme atë të ”Grupi i strukturuar kriminal”, ”Pastrimi i produkteve te vepres penale apo veprimtarisë kriminale”.

Masa “arrest në burg”, kundër shtetasit nën hetim Sefedin DOKAJ. I dyshuar për kryerjen e veprave penale “Kultivimi i bimëve narkotike” , “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”, kryer në formën e posaçme atë të ”Grupi i strukturuar kriminal”.

Masa “arrest në burg”, kundër shtetasit nën hetim Alban Bendo. I dyshuar për kryerjen e veprave penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”, kryer në formën e posaçme atë të ”Grupi i strukturuar kriminal”.

Masa “arrest në burg”, kundër shtetasit nën hetim Fatjon Beshiri. I dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”, kryer në formën e posaçme atë të ”Grupi i strukturuar kriminal”.

Masa “arrest në shtëpi”, kundër shtetases nën hetim Anxhela Beshiri. E dyshuar për kryerjen e veprave penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”, kryer në formën e posaçme atë të ”Grupi i strukturuar kriminal”.

Masa “arrest në burg”, kundër shtetasit nën hetim Selfo Kaposhi. I dyshuar për kryerjen e veprave penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në formën e posaçme atë të ”Grupi i strukturuar kriminal”.

Masa  “arrest në burg”, kundër shtetasit nën hetim Esmeraldi KAPOSHI. I dyshuar për kryerjen e veprave penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në formën e posaçme atë të grupit të strukturuar kriminal, ”Grupi i strukturuar kriminal”.

Masa “arrest në burg”, kundër shtetasit nën hetim Zylyftar ZHURDA. I dyshuar për kryerjen e veprave penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në formën e posaçme atë të grupit të strukturuar kriminal, ”Grupi i strukturuar kriminal”.

Masa “arrest në burg”, kundër shtetasit nën hetim Ilia BALLO. I dyshuar për kryerjen e veprave penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në formën e posaçme atë të grupit të strukturuar kriminal, ”Grupi i strukturuar kriminal”.

Masa “arrest në burg”, kundër shtetasit nën hetim Olgert DUSHO. I dyshuar për kryerjen e veprës penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Masa “arrest në burg”, kundër shtetasit nën hetim Elson DUSHO. I dyshuar për kryerjen e veprës penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

Masa “arrest në burg”, kundër shtetasit nën hetim Teki DUSHO. I dyshuar për kryerjen e veprës penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

Masa “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore”, kundër shtetasit nën hetim Fuat DUSHO. I dyshuar për kryerjen e veprës penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

Masa “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore”, kundër shtetasit nën hetim Enver MUÇAJ. I dyshuar për kryerjen e veprës penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer ne bashkëpunim.

Masa “arrest në burg”, kundër shtetasit nën hetim Altin SULA. I dyshuar për kryerjen e veprës penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

Masa “arrest në burg”, kundër shtetasit nën hetim Redian SHIMI. I dyshuar për kryerjen e veprës penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Masa “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore”, kundër shtetasit nën hetim Ilir SHIMI. I dyshuar për kryerjen e veprës penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

Masa “arrest në burg”, kundër shtetasit nën hetim Klement ZEQO. I dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Masa “arrest në burg”, kundër shtetasit nën hetim Bardhyl ÇELA. I dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Masa “arrest në burg”, kundër shtetasit nën hetim Astrit DURO. I dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Masa “arrest në shtëpi”, kundër shtetasit nën hetim Neritan NASKA. I dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Masa “arrest në shtëpi”, kundër shtetasit nën hetim Edmond ZOTKAJ. I dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Masa “arrest në shtëpi”, kundër shtetasit nën hetim Fatos LAMAJ. I dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë