Lojëra me Dore

“Me atë peshë, duhet të tërhiqet”. Polemika pas kritikave ndaj Uilliams

“Në atë moshë dhe me atë peshë që ka sot, natyrisht që nuk mund të luajë si 15 vite më parë”. Edhe një herë kritika nga ana e ish-tenistit rumun Ion Tiriac për amerikanen Serena Uilliams. Kritika që janë në limitin e një sulmi ndaj Uilliams.

Ish-tenisti rumun, sot pronar i kompanisë që ka të drejtën televizive të turneut të Madridit, ka folur ashpër gjatë një prononcimi për një televizion rumun për formën e amerikanes. “Serena ka qenë një lojtare e mrekullueshme, por tani, nëse ka pak mirësjellje, ka ardhur momenti të tërhiqet, nga çdo pikëpamje”, – ka thënë ai. Tiriac e ka sulmuar Serena Uilliams edhe dy vite më parë, duke ironizuar me peshën e saj.

Ion Tiriac, ish-tenisti rumun. Gazeta Si, 4 janar 2021

Menjëherë kanë ardhur reagimet për deklaratën e rumunit. Aleksis Ohanian, bashkëshorti i 39-vjeçares, ka replikuar me disa postime në Tuiter. “Një koment injorant, një koment seksist dhe ndoshta ai që e ka bërë është një injorant. Është bukur të shohësh që askush nuk i kushton vëmendje asaj që Ion Tiriac thotë. Bëra një kërkim dhe pashë që djali im 3 vjeç ka më shumë fitore Slam se ai. Serena Uilliams ka fituar 23 tituj Slam, Tiriac asnjë”, – shkruante Ohanian.

Polemikat në rrjetet sociale kanë ardhur duke u shtuar dhe ata që mbrojnë Serena Uilliams janë të shumtë. Vetë tenistja nuk ka bërë asnjë koment.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë