Papa Françesku, i cili ka qenë gjithmonë pranë atletëve dhe çështjeve sportive, në një intervistë për Gazzetta ka dashur të kujtojë Maradonën, edhe pse është kthyer pas në kohë, duke rrëfyer ditët e tij si një futbollist, kur mbronte portën kur ishte fëmijë, duke iu përgjigjur 31 pyetjeve, të cilat bazoheshin te besnikëria, përkushtimi, sakrifica, përfshirja, shpirtin e ekipit, asketizmi dhe shpengimi, që përmbledhin mendimin e tij mbi rëndësinë dhe vlerën e sportit. “Maradona në fushë ishte një poet, një kampion i madh që u dha gëzim miliona njerëzve, në Argjentinë si dhe në Napoli. Ai ishte gjithashtu një njeri shumë i brishtë”, ka komentuar Papa për Gazzetta dello sport.
“Unë kam një kujtim personal të lidhur me Kampionatin Botëror 1986, atë që Argjentina e fitoi falë Maradonës – shtoi Francesco – isha në Frankfurt, ishte një kohë e vështirë për mua, isha duke studiuar gjuhën dhe duke mbledhur materiale për tezën time. Nuk munda ta shihja finalen e Kupës së Botës dhe e mësova vetëm të nesërmen fitoren e Argjentinës ndaj Gjermanisë, kur një vajzë japoneze shkruajti ‘Rroftë Argjentina’ në dërrasën e zezë gjatë një ore mësimi të gjermanishtes. E kujtoj, personalisht, si fitorja e vetmisë sepse nuk kisha njeri me të cilin të ndaja gëzimin e asaj fitoreje sportive “.

Intervista daton në fillim të dhjetorit gjatë një takimi në rezidencën e Casa Santa Marta, në Vatikan, në të cilin Papa kujtoi se si fëmijë ai shkonte në stadium me prindërit e tij për të parë ndeshjet e futbollit: “Kujtoj kampionatin e 1946, atë që fitoi San Lorenzo im e topin e leckës në vend të atij prej lëkure që kushtonte shumë”. Si fëmijë e kishte këmbën e fortë dhe ata gjithmonë e vinin të luante në portë: “Të isha portier ishte për mua një shkollë e madhe e jetës. Portieri duhet të jetë i gatshëm t’u përgjigjet rreziqeve që mund të vijnë nga çdo anë. Unë gjithashtu kam luajtur basketboll dhe më pëlqen shumë regbi, për shembull: pavarësisht se është një sport i fortë, ai kurrë nuk është i dhunshëm. Besnikëria dhe respekti që ekziston në këtë sport merret shpesh si një model. E kam fjalën për ‘pjesën e tretë’ pas ndeshjes “.
‘’Kampioni” në mënyrë të pashmangshme bëhet një model frymëzimi për të tjerët, një lloj muze frymëzuese, një pikë referimi. Është e rëndësishme që atletët dhe kampionët të jenë të vetëdijshëm se fjala apo veprimi i tyre, mund të prekë mijëra njerëz “,
Më në fund, dënimi i fortë ndaj të gjitha formave të dopingut : “Asnjë mostër nuk është ndërtuar në laborator. Ndonjëherë ka ndodhur, dhe nuk mund të jemi të sigurt se nuk do të ndodhë më, edhe pse shpresojmë që mos të ndodhë më! Por koha demaskon talentet origjinale nga ato të fabrikuar: një kampion lind dhe forcohet me stërvitje. Dopingu në sport nuk është thjesht një mashtrim, është një rrugë e shkurtër që mënjanon dinjitetin. Talenti është një dhuratë e marrë, por kjo nuk është e mjaftueshme – shtoi ai – ju duhet të punoni për të”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




