Lojëra me Dore

Në tratativa me Realin, Barcelona zbret lojtarin nga avioni në Stamboll

E kanë lënë në këmbë, e kanë zbritur nga avioni. Është kthyer në një çështje tashmë, sepse ndarja midis Barcelonës dhe basketbollisit francez, Thomas Heurtel, nuk është e zakonshme. Katalanasit humbën në Stamboll ndaj Anadolu Efes, ku Heurtel nuk ishte grumbulluar, por i kishte kërkuar klubit të shkonte me skuadrën në Turqi, duke e shfrytëzuar këtë udhëtim për kalimin te Fenerbahçe.

Por zërat e fundit për tratativat e francezit me Real Madridin duket se drejtuesit e Barcelonën nuk i kanë pritur mire. Dhe kur skuadra në mbrëmje vonë po hipte në avion për t’u kthyer në Spanjë, dikush i ka thënë Heurtel se për të nuk kishte vend. Ai ka mbetur në Stamboll, ndërsa familja e tij në Barcelonë. Basketbollistit i duhet të kthehet me rrugë të tjera në shtëpi në një kohë kur lëvizja në Europë nuk është aq e thjeshtë.

Heurtel me fanellën e Barcelonës. Gazeta Si, 24 dhjetor 2020

Huertel është ende një lojtar i Barcelonës dhe ajo që ka ndodhur mund të ketë pasoja ligjore në mbylljen e historisë që ka lindur në 2017-ën dhe është shoqëruar me rekordin e asisteve nga lojtari francez. Ngjarja ka shkaktuar reagime të forta në botën e basketbollit.

Kanë shprehur indinjatën e tyre në rrjetet sociale Mike James, Kevin Seraphin, Jordan Loyd, Malcom Delaney, Tyress Rice. Alfonso Reyes, presidenti i sindakatës së lojtarëve, e ka konsideruar këtë ngjarje si të pajustifikueshme dhe të padenjë. Shoqata e lojtarëve të basketbollit shprehej: “Nuk ka mbetur pak humanizëm?” Më pas kjo shoqatë konfirmonte se është në kontakt të vazhdueshëm me lojtarin. Tani mbetet të shihet si Heurtel do kthehet nga Turqia, nëse do ta hedhë Barcelonën në gjyq apo jo dhe ku do të shkojë të luajë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë