Lojëra me Dore

Starton NBA/ Prishet festa e Lejkërsave kampionë, munden në derbi

Ka nisur me dy rezultate befasuese sezoni 2020-2021 në basketbollin amerikan. Në Los Anxheles, Lejkërsat kampionë e kanë filluar me buzëqeshje ceremoninë e unazave, por janë mundur në derbi 109-116 nga Klipersat. Kurse në Bruklin, Netsat e rinovuar mundën 125-99 Golden Stejt Uarriors, me 26 pikë të Irving dhe 22 të Kevin Durant, i rikthyer pas një mungesë të gjatë për shkak dëmtimi.

Pas ceremonisë së dorëzimit të unazave, shumë më ndryshe se zakonisht për shkak të mungesës së publikut, kampionët në fuqi janë kthyer në “tokë”. Festa e tyre është prishur nga Klipersat. E vështirë të kuptohet, nëse kanë ndikuar emocionet, por u pa qartë se Klipersat ishin më të motivuar, pas zhgënjimit në “play-off” në Orlando.

Nga derbi mes Lejkërsave dhe Klipersave. Gazeta Si, 23 dhjetor 2020

Në fraksionin e parë, skuadra e udhëhequr nga Pol Xhorxh dhe Kauhi Leonard, shkoi deri në 22 pikë avantazh, duke i dhënë drejtim ndeshjes. Lejkërsat provuan të rikuepronin dhe shkuan deri te barazimi në mesin e periodës së tretë, falë LeBron Xhejms (22 pikë) Antoni Davis (18) dhe Montrezl Harrel (17). Por, Klipersat e rritën lojën në fundin e ndeshjes dhe Xhorxh e mbylli me 33 pikë, kurse Leonard me 26 pikë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë