Bota

A e ndal vaksina variantin e ri Covid-19? Misioni u besohet shkencëtarëve ushtarakë që hetuan helmimin e ish-agjentit rus, Skripal

Një mision i ri ka nisur në Angli: Të përcaktohet me siguri absolute nëse varianti i ri i Covid-19 mund të ndalet nga vaksinat. Detyra iu besua shkencëtarëve nga Porton Down, në një laborator ushtarak të fshehtë që dy vjet më parë u bë i njohur  për çështjen “Skripal”.

Atë kohë, ish-spiuni rus, Sergei Skripal dhe vajza e tij Julia u helmuan nga agjenti nervor Novichok në Salisbury, qyteti ku ata banonin.

Edhe atëherë, autoritetet britanike caktuan hetimin për substancën e përdorur për të eliminuar ish-spiunin rus te specialistët e Porton Down.

Laboratori ndodhet afër Salisbury, qyteti ku jetonte Skripal, në qarkun anglez të Wiltshire.

Dhe është ai vendi ku virologët nga Ministria Britanike e Mbrojtjes duhet të përpiqen t'u përgjigjen tre pyetjeve rreth llojit më agresiv të koronavirusit që është shfaqur në Anglinë jug-lindore, për shkak të së cilës Evropa ka mbyllur edhe fluturimet ajrore.

Pyetjet janë: Pse e ashtuquajtura "variant britanik" përhapet më shpejt (70 përqind më shpejt, sipas Sekretarit të Shëndetësisë Matt Hancock);

Pse është bërë mbizotërues i virusit; dhe nëse ky mutacion mund të bllokohet me vaksinat e aprovuara apo ato të tjera në pritje për të luftuar pandeminë.

Hetimi shkencor, shkruan Daily Mail, ka një emër të koduar: "Human Challenge" dhe do të duhen dy javë për të marrë të gjitha përgjigjet.

Megjithatë, siç raporton BBC, operacioni përmban pasiguri të mëdha dhe një numër i madh pyetjesh dytësore duhen shqyrtuar.

Në të njëjtën kohë, viruset vazhdimisht ndryshojnë dhe për këtë është e nevojshme të kuptohet si ndryshon edhe sjellja e tyre.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë