Shendet

Edmond Panariti flet për disa variante të Covid-19: Muajt në vijim, vendimtare

Edmond Panariti, aktualisht Drejtor i Kabinetit i Presidentit Ilir Meta, komenton në Facebook se çfarë është zbuluar deri më tash rreth mutacionit të ri të Coviod-19.  Panariti shkruan për disa variante të reja.

“Po ndjek reagimet e virologëve, epidemiologëve, imunologëve të qendrave më të spikatura botërore lidhur me sjelljen e tashme dhe të ardhme të virusit dhe shprehjet më tipike të tyre janë:

Nuk kemi prova të mjaftueshme, ka të ngjarë, ndofta, është e mundur!

Por ajo që me sa duket po ndodh është ndryshimi konstant i virusit.. (varianti anglez është ai më i fundit, po ashtu ai Afrikano Jugor, ai Danez para disa muajsh ai i Italisë së Veriut etj)

Këto ndryshime ndodhin për dy qëllime: 1) Që virusi të përhapet më shpejt. 2) Që ai të godasë më fort

Këto quhen me gjuhë Darviniane, përshtatje të mbijetesës së virusit.

Që potencialisht mund të neutralizojnë edhe skemat e luftimit të tij”, shkruan ai

Më tej, ai nënvizon: “Varianti anglez i ndryshimit më të fundit, duket se përshpejton përhapjen në popullatë!

Varianti Danez, i para një muaji i krijuar te kunadhet  pas infektimit të tyre, duket se shtyp reagimin imunitar, pra rrit agresivitetin e virusit. Çfarë po ndodh? Koha do ta tregojë!

Muajt që vijnë do të jenë shumë të vështirë por vendimtarë.

Prandaj gara për vaksina po kthehet në një makth.

Kush vaksinon i pari, kursen jetë dhe pasoja shëndetësore në njerëz!”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë