Lejkërsat sërish kampionë, Janis Antetokounmpo dhe Luka Donçiç favoritë për lojtarin më të mirë, impakti i LeBron Xhejms ende i fortë dhe transferimi i Kris Pol te Suns do të ndikojë më shumë në sezonin e ri. Këto janë verdiktet e 30 drejtuesve të skuadrave të NBA-së për sezonin 2020-2021 në basketbollin amerikan.
Rreth 81% e menaxherëve të përgjithshëm kanë votuar Lejkërsat për unazën e sezonit të ri. Kjo është përqindja e tretë më e lartë në historisë e NBA-së, por nëse 93% parashikuan drejt Uarriorsat kampionë në sezonin 2017-2018, 87% gabuan në 2018-2019. Klipërsat, Nets dhe Hits janë të vetmet skuadra të tjera që kanë marrë vota. Nga Lindja duhet të dalin Baksat, të zgjedhur si më të mirët e konferencës me 64% të votave, ndërsa Lejkërsat në Perëndim kanë marrë 86% të votave.

Favoritët për MVP (lojtari më i mirë) janë Janis Antetokounmpo (i konsideruar edhe si i huaji më i mirë i ligës) dhe Luka Donçiç. Rreth 32% e drejtuesve besojnë te trisi i grekut (që do të ishte historik), 21% besojnë te slloveni. Pesëshja më e mirë e NBA–së, sipas menaxherëve të përgjithshëm është: Stefan Kërri, Xhejms Harden, LeBron Xhejms, Janis Antetokounmpo dhe Nikola Jokiç.
LeBron Xhejms konsiderohet pasuesi më i mirë dhe lojtari që përshtatet më mirë, kurse Damian Lilard është ai që drejtuesit do t’i besonin gjuajtjen vendimtare. Pelikans, me 41% të votave, janë skuadra me bërthamën e re më intriguese. Erik Spoelstra është vlerësuar si trajneri më i mirë, motivuesi më i mirë i skuadrës dhe që di të adaptohet më mirë me atë që ndodh në fushë. Nga të rinjtë, Stiv Nesh është ai që do të ketë impaktin më të madh te skuadra që stërvit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje