Kampionati i Serisë A1 në volejboll për femra në Itali është rikthyer me javën e parë të ndeshjeve të kthimit. Erblira Bici, volejbollistja e Kombëtares shqiptare ka shkëlqyer me ekipin e saj, Kuneo, që ka fituar bindshëm, 3-0, ndaj Bizonte Firence.
Sipas shtypit sportiv italian, ishte një fitore thelbësore për Kuneon. Skuadra që drejtohet nga trajneri Andrea Pistola, nuk kishte të gatshme Noemi Sinjorile për shkak dëmtimi, por zëvendsuesja e saj, Aliçe Turko, diti të bashkëpunonte me Erblira Bicin, e cila shënoi pikët vendimtare.

Bici shënoi 16 pikë, duke qenë pikëshënuesja më e mirë e ndeshjes. Setin e parë Kuneo e fitoi 25-20, ndërsa dy setet e tjera ishin më të luftuar, ku skuadra e Bicit triumfoi 25-23. Volejbollistja kuqezi ishte mjaft e rëndësishme në këtë fitore, që e ndihmon Kuneon të ngjitet në klasifikim, në vend të tetë, duke kaluar pikërisht skuadrën nga Firence.
Skeda e ndeshjes dhe pikët
Boska S.Bernardo Kuneo-Bizonte Firence 3-0 (25-20, 25-23, 25-23)
Kuneo: Bici 16, Ungureanu 8, Candi 13, Turco 4, Giovannini 4, Zakchaiou 15, Zannoni (L), Gay. N.E.: Fava, Strantzali, Stijepic, Signorile.
Firence: Guerra 10, Kone 2, Nwakalor 16, Van Gestel 4, Alberti 13, Cambi 3, Venturi (L), Enweonwu 1, Lapini, Awiarri, Panetoni, Hashimoto.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje