Lojëra me Dore

“Australian Open” nis më 8 shkurt, pas karantinës së detyruar

Konfirmohet shtyrja e “Australian Open”, e detyruar nga masat shëndetësore për shkak të pandemisë nga Koronavirusi. Është përcaktuar tashmë zyrtarisht edhe data e zhvillimit të këtij kompeticioni.

“Australian Open” do të zhvillohet nga data 8 deri më 21 shkurt 2021”, – ka bërë me dije sot Atp në lidhje me turneun që duhej të fillonte më 18 janar. Turi kualifikues i meshkujve do të zhvillohet më 10-13 janar në Doha, në Katar.

Më pas, tenistët e kualifikuar dhe stafet e tyre do të shkojnë në Australi për të zhvilluar një karantinë të detyruar prej 14 ditësh. Ende nuk janë bërë të ditura zyrtarisht datat e turit kualifikues për femrat.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë