“The Fashion Awards” një ceremoni për të nderuar stilistët dhe shtëpitë e modës për kontributin e tyre në industri ndau çmimet në fillim të dhjetorit.
Me prezantues Priyanka Chopra, Rosalía dhe Maisie Williams, të gjithë u bashkuan përmes Zoom, siç dhe ka funksionuar me shumë ceremoni të tjera. Ceremonia virtuale, një dëshmi e vitit të jashtëzakonshëm që kemi pasur, nderoi talentet që kanë udhëhequr ndryshimin në katër kategori: Komunitet, Kreativitet, Mjedis dhe Njerëz.
“Ajo që na kanë treguar muajt e fundit është se industria e modës ka nevojë për një ndryshim”, thotë zëdhënësja e BFC, një organizatë jofitimprurëse që bën lidhjen e shtëpive të modës në të gjithë botën, Caroline Rush.
Ajo thotë se për këtë arsye, në rrethana unike, çmimet duhet t’ju jepen atyre që kanë luajtur një rol në disa nga çështjet më të rëndësishme dhe sfiduese për ne.
U nderuan me çmim ato stilistë dhe marka që kanë marrë një qëndrim kundër racizmit, luftuan për qëndrueshmëri dhe u mblodhën për të mbështetur komunitetet e tyre gjatë pandemisë globale. Kjo, me fjalët e secilit prej fituesve, është arsyeja pse moda ka rëndësi tani dhe çfarë pritet më tej.
Komuniteti. Fituesit e çmimit A Sai Ta
Stilisti Asai i markës A Sai Ta ka mbështetur lëvizjen Black Lives Matter, duke bërë thirrje për t’i dhënë fund racizmit sistematik brenda industrisë së modës.
“Këtë vit, të gjithë kemi qenë dëshmitarë të padrejtësisë racore dhe keqbërjeve të njerëzve me pushtet. Të gjitha komunitetet duhet të bashkohen për të shpërndarë këtë diskriminim përmes qëllimeve të qarta dhe veprimeve të përditshme, ndjeshmëri dhe dhembshuri. Shpresoj të bashkoj bashkësitë për të theksuar se kemi më shumë gjëra të përbashkëta sesa ato që na ndajnë. Këtë dua të bëj në të ardhmen.” tha ai.
Rrjeti i projektuesve të emergjencave (EDN)
Stilistët Bethany Williams, Cozette McCreery, Holly Fulton dhe Phoebe English ngritën EDN në përgjigje të Covid-19, duke ndihmuar në krijimin e 50,000 bluzave kirurgjikale dhe 10,000 pajisje për punonjësit shëndetësorë. “Ky vit ka nxjerrë në pah se sa shumë mund të ndihmojmë nëse bëhemi bashkë kur është e nevojshme më shumë. Kur krijuam EDN, ishte jashtëzakonisht bukur të shikoje një rrjet kaq të madh sektorësh të ndryshëm, industri dhe biznese të bashkohen për të mbështetur të njëjtën kauzë gjatë izolimit dhe ne duhet të vazhdojmë këtë vrull të mendimit dhe mbështetjes kolektive edhe vitin që vjen.” tha Williams.
Michael Halpern
Nga prezantimi i koleksionit të tij pranverë/verë 2021, produktet që ka dhënë për infermierët deri në vullnetarizmin për të prodhuar maska për “Royal Brompton Hospital” të Londrës, puna e Halpern këtë vit është ndjerë frymëzuese.
“Nëse ky vit më ka mësuar ndonjë gjë, është se mënyra e vetme për të kaluar fatkeqësitë është mbështetja dhe dashuria e njerëzve. Nga puna me organizata jofitimprurëse për të prodhuar maska te kalimi i kohës me infermierë dhe mjekë, unë kuptova se duhef të vazhdojmë të punojmë bashkë për ta bërë botën një vend më të mirë, më pak të ndarë. Unë do vazhdoj të kërkoj bashkëpunime me këdo që e ndjen për të bërë diçka më shumë në këtë industri.”
Chanel
Këtë vit, Chanel dhuroi 1 milion £ për organizatat bamirëse, mblodhi fonde globalisht dhe mbështeti prodhimin e maskave kirurgjikale për Covid-19. Marka gjithashtu nisi një strategji klimatike “Misioni 1.5 °” dhe krijoi një fond për barazitë racore të angazhuar për të mbështetur organizatat bazë të drejtuara nga gra me ngjyrë.
“Unë dua shumë që industria e modës të ketë mësuar diçka nga ky vit. Të dinë të gjithë që në një moment të jetës, të gjithë jemi të barabartë dhe kemi nevojë për njëri-tjetrin.” tha stilisti i Chanel.
Kreativiteti, fituesi Burberry
Burberry përdori zinxhirët e saj të furnizimit për të ndjekur shpejt shpërndarjen e 100,000 maskave kirurgjikale në Mbetërinë e Bashkuar. Rivendosi në punë fabrikën e saj në Castleford për të bërë maska kirurgjikale dhe i’a dhuroi ato Spitaleve. Gjithashtu mbështeti çdo stilist të ri këtë periudhë.
“Gjatë gjithë jetës sime, unë gjithmonë kam përdorur krijimtarinë për të marrë rreziqe në mbështetjen e njerëzve që janë përjashtuar për shkak të seksualitetit, gjinisë dhe ngjyrës së lëkurës. Kjo është ajo që kam bërë dhe shpresoj se do të vazhdojë edhe në të ardhmen pasi nuk duhet të ketë pengesa për askënd. Secili duhet të ketë një platformë për t’u shprehur në mënyrën e vet. Kjo është bukuria e vërtetë. Kjo duhet të jetë e ardhmja e modës” tha stilisti i Burberry.
Kim Jones
Krijimtaria e Jones nuk njeh kufij dhe secili koleksion surprizon dhe intrigon. Me koleksionin e fundit të Fendi, këtë vit puna e tij u njoh me një nderim nga Mbretëresha. “Krijimtaria dhe inovacioni që ka dalë nga kjo periudhë ka qenë shumë interesant. Ngadalësimi në jetën tonë solli një energji të re në botën e modës dhe unë jam kurioz të shoh rezultatet. Ajo që kam mësuar është se qeniet njerëzore përshtaten shpejt. Do të vijnë disa gjëra të mira nga kjo periudhë, por duhet të presim dhe të shohim se si do të kthehemi në normalitet.” tha Jones.
Jonathan Anderson
JW Anderson dhe Loewe ripërcaktuan mundësitë e asaj se si mund të duket një shfaqje. Koleksionet ishin një sfidë e modës dhe artizanatit.
Miuccia Prada dhe Raf Simons
Miuccia Prada dhe Raf Simons demonstruan fuqinë e krijimtarisë, komunikimit dhe bashkimit për të ribërë modën për të ardhmen, demonstruar në shfaqjen e tyre në shtator.
Mjedisi, fituese Stella McCartney
Si një nga stilistët e parë që mbrojti qëndrueshmërinë në modë, McCartney ka ngritur nivelin për industrinë duke demonstruar se si praktikat e qëndrueshme mund të integrohen pa probleme në luks.
“Moda është ende një nga industritë më ndotëse në botë. Ekuivalenti i një kamioni me mbeturina tekstili digjet ose deponohet çdo sekondë, kështu që ne duhet t’i edukojmë njerëzit mbi ndikimin e vërtetë të konsumit të tyre. Ne duhet të blejmë më pak dhe të blejmë më mirë dhe markat duhet të zvogëlojnë atë që prodhojnë. Ne kemi parë se sa e pabesueshme është natyra dhe si ajo kthehet prapa kaq shpejt, kështu që shpresoj vërtet që kjo të sjellë një pikë kthese. Koha mbaroi. Shtëpia jonë po digjet dhe duhet të veprojmë.” tha ajo.
Gabriela Hearst
Hearst vlerëson etikën, nga vijnë materialet e saj, kush i bën ato dhe çfarë ndikimi kanë. Shfaqja e saj pranverë/verë 2020 është spikatur si prezantimi i parë i pasarelave me karbon neutral.
“Shqetësimi më urgjent mjedisor në modë është menaxhimi i mbeturinave: burimet natyrore që po marrim nga planeti, si po i marrim ato, herbicide dhe pesticide që shkatërrojnë botën e insekteve, uji që harxhohet. Nëse mund të luftoni me dy prodhuesit kryesorë të dioksidit të karbonit, si nxirren materialet dhe si transportohen, atëherë keni të bëni me 50 përqind të prodhimit tuaj të dioksidit të karbonit. Ne duhet të lëvizim shpejt në mënyrë që të shpëtojmë. Unë pres një industri të ndërgjegjësuar.” u shpreh ajo.
Christopher Raeburn
Raeburn ka mbështetur praktikat e qëndrueshme që nga fillimi i markës së tij, duke ndërtuar një biznes të përgjegjshëm ndërsa tregon se si gjërat mund të bëhen ndryshe pa sakrifikuar krijimtarinë.
“Kur kemi parasysh faktin që krijojmë më shumë se 100 miliardë rroba në vit, duhet dhe të kuptojmë se rreth 20 përqind e tyre nuk shiten kurrë. Na duhet urgjentisht një model i ri, mënyra të reja të punës. Të gjithë kemi një detyrim të ndryshojmë nga të qenit ndotësi i dytë më i madh në planet në një forcë pozitive për ndryshim; bashkëpunimi, dëgjimi, mësimi dhe kërkimi i mënyrës së përmirësimit të industrisë dhe më gjerë duhet të jenë e ardhmja e industrisë.” tregon Raeburn.
Paul Polman, bashkëthemelues i IMAGINE dhe bashkëkryetar i Komitetit drejtues të paktit të modës.
Duke përfaqësuar më shumë se 200 marka dhe një të tretën e industrisë së modës, Pakti i Modës ka bashkuar CEO të nivelit më të lartë në botë drejt veprimit kolektiv për ndryshime pozitive.
“Ne duhet të veprojmë urgjentisht dhe kolektivisht nëse do të lëvizim në shkallën dhe shpejtësinë e nevojshme për të shpëtuar planetin tonë. Ne duhet të lëvizim me shpejtësi për të përdorur energjinë e rinovueshme nëpër zinxhirët e furnizimit dhe materialet e papërpunuara me burim të qëndrueshëm për t’i dhënë fund shpyllëzimeve. Ne duhet të eleminojmë plastikat e dëmshme pasi ato kërcënojnë ekosistemet e oqeaneve tona. Janë të varfërit ata që vuajnë më shumë nga mosveprimet tona, kështu që ne kemi nevojë për të rindërtuar një sistem ekonomik më gjithëpërfshirës dhe të drejtë. Ne shpresojmë që të gjithë do të bëjmë hapa domethënës drejt transformimit të kësaj industrie që e duam për më mirë.” tha ai.
Anya Hindmarch
Më shumë sesa një ambientaliste, stilistja Hindmarch mbështet komunitetin përmes iniciativave të tilla si NHS Holdster (një çantë që mund të lahet fare lehtë për punonjësit e vijës së frontit), si dhe krijimin e blizave të bardha me materiale të mbetura nga koleksionet e tjera.
Njerëzit, fituesi Edward Enninful
Një “avokat i vjetër” për diversitetin dhe përfaqësimin më të madh në industrinë e modës, kryeredaktori i Vogue, gjithashti dhe sitlist, është një agjent i vërtetë i ndryshimit, i cili përdori platformën e tij këtë vit për të theksuar rëndësinë dhe ndikimin e industrisë së modës në natyrë.
Priya Ahluwalia
Një pioniere e modës së qëndrueshme dhe duke treguar historitë e atyre që bëjnë rrobat e saj, Ahluwalia është një agjente për ndryshim që përdor platformën e saj për të rritur ndërgjegjësimin për komunitetin e njerëzve me ngjyrë.
“2020 ka qenë një vit kaq i trazuar, rëndësia e komunitetit ka qenë e domosdoshme për mua si personalisht ashtu edhe profesionalisht. Unë mendoj se ne stilistët mund të bëjmë shumë dhe të ndikojmë shumë. Viti që vjen do të jetë padyshim ndryshe nga çdo herë tani që të gjithë e dimë rëndësinë e industrisë.” tha ajo.
Sandrine Charles, Themeluesja e Komunitetit të njerëzve me ngjyrë në Modë.
“Ndërsa ky vit ka qenë tepër i vështirë, ne duam të sigurohemi që njerëzit me ngjyrë të mbështeten dhe të lartësohen. Komuniteti “Black in Fashion Community” ka dhënë kaq shumë për njerëzit që janë lutur për përfshirje, duke i bërë njerëzit të ndjehen më pak vetëm dhe duke krijuar një hapësirë për shpresë të vërtetë dhe ndryshime sistematike. Kjo do të thotë gjithçka për ne. Ne kemi bërë përparime, por puna sapo ka filluar.” tha Charles.
Aurora James
Stilistja James ka sjellë ndryshim në industrinë e modës përmes fushatës së saj për të promovuar bizneset e vogla duke u bërë thirrje markave të mëdha qëvti kushtojnë hapësirë në marketingun e tyre dhe markave të vogla.
“Unë nuk mund të kisha bërë asnjë nga punët e mia këtë vit pa miqtë dhe familjen e fortë që kemi krijuar në këtë industri. Industria e modës i është afruar ndryshimeve për shumë kohë dhe do vazhdojë edhe më tej. E ardhmja duket premtuese.”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.