Bota

Hungaria dhe Polonia heqin veton, BE miraton buxhetin prej 1.8 trilionësh

Buxheti prej 1.8 trilion eurosh i Bashkimit Europian, që përfshin fondin e rimëkëmbjes nga koronavirusi, u miratua mbrëmjen e së enjtes pasi Hungaria dhe Polonia hoqën veton përkatëse.

Votimi erdhi pasi liderët e Unionit u takuan më herët në Bruksel për një samit.

Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel konfirmoi marrëveshjen në Twitter: “Tani mund të nisim implementimin dhe të rindërtojmë ekonomitë tona”, u shpreh ai.

Edhe presidentja e Komisionit Europian, Ursula fon der Lajen e mirëpriti arritjen duke shkruar në rrjetet sociale se, “Europa ecën përpara”.

“1.8 trilionë euro për të fuqizuar rimëkëmbjen tonë dhe për të ndërtuar një BE më fleksibël, të gjelbër dhe digjitale”, tha Fon der Leyen në Twitter.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë