Analize

Një version i ri më vdekjeprurës i Covid-19 ka shkaktuar valën e dytë

Një version i ri i koronavirusit që e ka origjinën nga Spanja dhe është përhapur në të gjithë Europën mund të jetë shkaktari i valës së dytë katastrofike që ka pushtuar kontinentin.

Një ekip ndërkombëtar i shkencëtarëve që ndjekin mutacionet e virusit Sars-Cov-2 ndërsa përhapet dhe evoluon, i quajtur 20A.EU1, ka shkaktuar 60 për qind të rasteve ta gjurmuara në Europë që nga vera. Çdo mutacion i virusit ka nënshkrimin e tij gjenetik, që do të thotë se ato mund të gjurmohen në vendin ku kanë origjinën.

Ekspertët zbuluan se 20A.EU1 ishe shfaqur në një fermë në Spanjën veriore në qershor dhe besojnë se ai u hap nëpër kontinent nga pushuesit gjatë verës, kur masat izoluese u lehtësuan. Nga aty ai u përhap në Zvicër, Britani, Italia, Belgjike, Francë, Holandë Letoni, Norvegji dhe Gjermani.

Të gjithë viruset pësojnë mutacione ndërsa përhapen nëpër popullata. Ekzistojnë qindra variante të ndryshme të SARS-CoV-2, që qarkullojnë nëpër Europë. Sidoqoftë, vetëm shumë pak nga këto variante janë përhapur me aq sukses dhe janë bërë aq të përhapura sa varianti i sapo-identifikuar.

Ekipet shkencore në Zvicër dhe Spanjë që kanë dhënë alarmin se 20A.EU1 është në fakt më vdekjeprurës, por më pak infektiv sesa variantet e tjera.

Ata thonë se është e mundur që lloji i ri të ketë një mutacion të veçantë në proteinën që përdor Sars-CoV-2 për të pushtuar qelizat njerëzore, që mund ta më të lehtë riprodhimin e virusit në organizëm Kjo do ta bënte më të lehtë përhapjen në aparatin e frymëmarrjes dhe mund të shpjegojë pse rastet po rriten kaq shpejt që nga vera.

Që nga korriku, 20A.EU1 është identifikuar në dymbëdhjetë vende europiane, por është ende e paqartë nëse ka mbërritur në vendin tonë.

Studiuesit besojnë se varianti ishte në gjendje tëpërhapej kaq shpejt për shkak të heqjes së kufizimeve të udhëtimit dhe masave të distancës sociale që u liruan në verë.

Emma Hodcroft autore kryesore e studimit thoë se nga përhapja e 20A.EU1, duket qartë se masat e parandalimit të virusit shpesh nuk ishin të mjaftueshme për të ndaluar transmetimin e varianteve të përhapura këtë verë”.

Por ajo theksoi se 20A.EU1 ishte ndryshe nga çdo version i virusit që ajo kishte hasur më parë, duke thënë se nuk kishte parë asnjë variant që po përhapej më kaq shpejtësi ne Europë.

Një tjetër mutacion në Sars-Cov-2, i quajtur D614G, u identifikua gjatë verës dhe ende po lulëzon në Europë, SHBA dhe pjesë të Azisë. Ai mendohej të jetë më ngjitës, por më pak vdekjeprurës, për të cilin studiuesit thonë se qëndronte pas niveleve të ultëa të pacientëve të shtruar në spital dhe vdekjeve gjatë verës.

Ekspertët janë ende të pasigurt se sa shpejt mutacioni i SARS-CoV-2 bëhet, por konsensusi ka qenë se ky proces është më i ngadaltë se gripi, siç është rasti me koronaviruset e tjerë sezonalë.

Tanja Stadler, një nga ekspertet kryesore të studimit, tha se gjashtë versione të 20A.EU1 janë parë në të gjithë botën, me ndryshime shumë të vogla në përbërjen e tyre gjenetike. Por ajo tha se të gjitha e kanë origjinën në Spanjë.

Autorët e studimit theksojnë rëndësinë e vlerësimit të mënyrës se si funksiononin kontrollet kufitare dhe kufizimet e udhëtimit në përmbajtjen e transmetimeve të SARS-CoV-2. Financial Times, Përshtati në shqip Gazeta Si


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë