Mode

Njihuni me “Frankenshirt”. Janë tre këmisha në një

Burberry, një markë që nuk njihet për ide ekstreme. Madje është një ndër markat e vetme që kurrë nuk ka dalë nga zona e vet si duket ka vendosur të ndryshojë faqe. Ajo ka krijuar një këmishë për meshkujt, ose disa këmisha në një.

Këmisha ka tre jakë: jaka në qendër ku do të jetë koka e personit dhe dy jakë anash që janë sa “për efekt” siç ka thënë Ricardo Tisci, drejtori krijues i Burberry.

Këmishat janë tre lloje të ndryshëm, me ngjyra të ndryshme por që kombinojnë bashkë dhe krijojnë një pamje shumë të lezetshme të këmishës.

Pavarësisht çudisë që e karakterizon këtë këmishë, është shumë e thjeshtë ta kombinosh pasi ngjyrat e saj e lejojnë këtë gjë.

Më herët, Burberry ka guxuar me të njëjtën ide por për femrat ku në sfilatën e vjeshtë 2021 ka prezantuar një koleksion fustanesh dhe këmishash me po shumë këmisha të bëra në një.

Mund të themi se është çështje kohe sa të shohim kudo këmisha dhe fustane të tillë dhe nuk do të duken më të çuditshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë