Praktikisht, për atë që i ka mbetur në karrierë, LeBron Xhejms është i lidhur me Lejkërsat. Ai i ka thënë “Po” rinovimit 2-vjeçar me skuadrën, me të cilën sapo ka fituar titullin. Lajmi është bërë i ditur nga agjenti i basketbollistit amerikan. Kështu, Xhejms është i lidhur me Lejëkrsat të paktën deri në fund të sezonit 2022-23, që përfundon pak muaj para 37-vjetorit të lindjes së tij. Një rinovim prej 85 milionë dollarësh për dy sezonet e ardhshme.
Rinovimi i LeBron Xhejms është baza edhe për rinovimin e Antoni Davis, që ka të njëjtin agjent dhe ende nuk e ka firmosur kontratën e re me Lejkërsat. “Po”-ja e LeBron është para së gjithash një “Po” për Lejëkrsat, një shuplakë për ata që në 2018-ën mendonin se “King James” u tranfserua në Los Angeles për jetën jashtë fushës, por ai udhëhoqi ekipin drejt titullit dy muaj më parë.

Ai ishte lojtari më i mirë i finaleve, ku tregoi se është më i forti në qarkullim. “Është më i miri nga të gjithë, po e tregon prej 17 vjetësh”, – ka thënë së fundi Giannis Antetokounmpo, i cili e mundi në garën për çmimin individual në 2019-20. Edhe pse 35 vjeç, Xhejms vazhdon të dominojë parketin.
Rinovimi i LeBron i shtyn Lejkërsat gjithmonë e më tepër drejt një të ardhmeje në duart e tij dhe të Devis. Duket e pamundur që në merkato të mbërrijë një yll i tretë. Do të jenë LeBron, Devis dhe përforcimet që Rob Pelinka ka vendoisur pranë tyre që do të tentojnë të bëjnë bis në sezonin 2020-21.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje