Ka ndodhur

SPAK merr të pandehur Gentian Malindin, porositësi i 137 kg kokainë të kapura në portin e Durrësit

SPAK merr të pandehur Gentian Malindin, personi që ndodhet në arrati pasi dyshohet si porositësi i 137 kilogramëve kokainë të kapura në portin e Durrësit.

Ndaj biznesmenit është në fuqi masa “arrest me burg”, ndonëse ai vetë ka kërkuar ndryshimin e saj.

Droga u pikas nga policia greke, e cila ka bërë zëvendësimin e 137 kilogramëve kokainë me oriz, në Portin e Pireut.
Më pas kanë mbajtur nën vëzhgim lëvizjet e konteinerit, deri në Durrës, për të zbuluar rrjetin e trafikut të kokainës. Aktualisht të arrestuar janë Ardian Bega dhe Altin Myslihaka.

Autoritetet greke në një letërporosi drejtuar autoriteteve shqiptare kanë konfirmuar faktin se duke qenë se kontenierët ku ishte fshehur droga u kapën në kohë të ndryshme, janë celur dy cështje hetimore, por emrat e personave të përfshirë në trafikun ndërkombëtar mbahen sekret.

Sasia e madhe e drogës e vendosur në 4 kontenierë frigoriferikë që trasportonin banane për llogari të një kompanie në pronësi të një biznesmeni nga Vlora, u zbulua në portin e Pireut.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë