Ky ka qenë një vit jo normal edhe për industrinë e modës. Në përgjithësi, markat janë munduar të luajnë një linjë të thjeshtë, me koleksione ku vëmendjen e kanë marrë vetëm maskat e tek-tuk ndonjë fustan jo shumë larg normales që kjo periudhë pandemie ka krijuar.
Dua Lipa ka postuar një fotografi në instagramin e saj ku vëmendjen më të madhe e kanë marrë çizmet që kishte veshur.
Çizme të zeza, me një gjatësi që e kalon gjurin, rreth 11.43 cm me platformë në 7 cm që i japin Duas pamjen e një personazhi në filmat aksion.
Të gjithë ishin kuriozë se kush ka guxuar aq shumë dhe, kush tjetër përveç Rick Owens ose siç quhet ndryshe “Lordi i Errësirës”.
Owens njihet për prirjet deri diku ekstreme që ka në stilimin e çizmeve dhe si duket, nuk ka dashur të dalë nga stili i tij as këtë vit.
Çizmet të cilat ishin pjesë e sfilatës “Pranverë 2021” janë komentuar nga shumë stilistë si një mënyrë për të rënë në sy gjatë pandemisë dhe për të qenë ndryshe nga të tjerët.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.