Mode

Çfarë duan gratë? Kalimi nga të veshurit për t’u dukur bukur në të veshurit për t’u ndjerë bukur

Çfarë duan gratë? Për stilistët, pyetja shumëvjeçare mori një kthesë këtë sezon: Çfarë duan gratë në një pandemi? Nuk janë diçka e vogël mënyrat në të cilat përvojat tona të izolimit po riformojnë nevojat dhe dëshirat tona. Me një pjesë të botës që hyjnë në një karantinë të dytë, kjo pandemi do të jetë me ne për ca kohë.
Atëherë, çfarë duam? Stilistja e njohur Chioma Nnadi tha për Vogue se “ne nuk duhet t’i shmangemi gëzimit të veshjes.”

Ekziston kjo tendencë për të mos i dhënë më rëndësi veshjes pasi nuk kemi një jetë aktive dhe madje shumica prej nesh janë në shtëpi gjatë gjithë kohës por është e rëndësishme “të kujtojmë se të veshurit bukur është ajo që na bën të lumur.”
Pra, ne kemi kaluar nga veshja për t’u dukur mirë në veshjen për t’u ndjerë mirë.
Sigurisht, gëzimi ndihet ndryshe për secilin prej nesh.
Chioma thotë se tani më shumë se kurrë është periudha kur një stilist ka në dorë lumturinë e vërtetë që çdo person përjeton me anë të rrobave.
“Jam e lumtur se shumë stilistë dhe marka u bënë pjesë e disa çështjeve të mëdha dhe e kuptuan çdo të thotë të bësh rroba në pandemi.” tha Chioma.
Krijimtaria dhe përgjegjshmëria janë thelbësore në këtë kohë sfiduese, pavarësisht nëse kjo do të thotë të risjellësh një trend që është zhdukur ka kohë apo nëse do të të duhet të krijosh rroba për përsonat që punojnë nga shtëpia.
“Është e vështirë të bësh rroba të bukura për tu ndjerë mirë, jo për tu dukur mirë. Pritshmëritë e njerëzve janë të larta dhe çdo stilist duhet të krijojë rroba që janë të bukura, jo të egzagjeruara, jo të thjeshta, rroba që do vishen në shtëpi por për punë. Shumë e ndërlikuar.” ka thënë Chioma.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë