Lojëra me Dore

Atp Finals/ Nadal thyen Tsitsipas, Thiem kalon edhe me humbje

Rafael Nadal ka fituar ndaj Stefanos Tsitsipas në “Londër 2020” dhe ka kaluar në gjysmëfinale të “Atp Finals”. Spanjolli fitoi me rezultatin 2-1 (6-4, 4-6, 6-2) ndaj grekut që bëri gjithçka, por ëndrra e tij për të bërë bis pas fitores në 2019-ën tashmë është shuar. Në gjysmëfinale Rafael Nadal do të ndeshet me Danil Medvedev.

Numrit 2 në botë i duhej fitorja dhe e arriti. Edhe pse shfaqi një nivel të lartë, ai vuajti në disa momente ndaj Tsitsipas. Ndeshja ishte e ekuilibruar në fillim, ku edhe pse Nadal dha më të mirën, greku rezistoi deri në gejmin e 9-të, ku humbi shërbimin dhe nuk ia doli të fitonte setin. Në setin e dytë Tsitsipas shfrytëzoi gabimet e pakta të Nadalit, por në të tretin spanjolli mori masat e duhura dhe fitoi 2-1.

Në ndeshjen tjetër, Dominik Thiem, i sigurt në vend të parë, është mundur 2-0 (6-2, 7-5) nga Andrei Rublev. Pas eliminimit të sigurt nga humbjet me Nadal dhe Tsitsipas, Rublev u “hakmor” dhe e mbylli aktivitetin me fitoren 2-0 ndaj Dominik Thiem.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë