Në pranverë pamjet dramatike që vinin nga spitalet e Italisë së Veriut, me ushtrinë që transportonte trupat e viktimave nga Covid-19, tronditën Europën. Megjithatë, vala e dytë e pandemisë duket se është ulur kësaj radhe “këmbëkryq” në Jugun e varfër të vendit fqinj, i cili është në fakt edhe “hallka” e dobët e sistemit shëndetësor të vendit fqinj.
Me rritjen drastike të rasteve, mbingarkimin e spitaleve, numrin e ulët të testeve, spitalet dhe stafin e kufizuar, sistemi shëndetësor i Jugut të Italisë po shkon drejt kolapsit të plotë.
Në Napoli, qyteti i tretë më i madh i Italisë dhe zemra e “mezzogiorno”, pacientët me Covid-19 po kurohen nëpër ambulanca pasi spitalet janë të tejmbushura dhe mund të pranojnë vetëm pacientë në gjendje shumë të rëndë. Mjekët po zgjedhin jo vetëm kë të shtrojnë ose jo, por edhe kë të shpëtojnë. Imazhet e një burri të moshuar i cili vdiq në një banjë spitali dhe thuhet se u la në dysheme për më shumë se gjysmë ore gjithashtu nxitën zemërim.
Autoritetet janë kapur të përgatitura nga vala e dytë që po përfshin Europën. Tashmë 15 rajone italiane, si dhe një zonë më e vogël administrative, janë ose zona të kuqe ose portokalli, duke u vendosur në një një lloj bllokimi të pjesshëm, me vendin fqinj që po i tejkalon 1 milion raste që nga fillimi i pandemisë.
Situata në Jug po krijon presion politik mbi qeverinë dhe përçarje në koalicionin qeverisës, ndërkohë që kritikat mbi mënyrën sesi ministrat po e trajtojnë krizën në jug të vendit.

Një seri gafash që përfshijnë rajonin e Kalabrisë, po ashtu në jug, nuk kanë ndihmuar. Ky rajon, më i varfëri në Itali, tani është nën nivelin më të rreptë të bllokimit, pasi sistemi shëndetësor i rajonit është në kolaps të plotë. Në një intervistë, Komisioneri i Shëndetësisë së Kalabrisë, Saverio Cotticelli pranoi publikisht se nuk e dinte se a ishte përgjegjës për hartimin e një plani anti-covid për rajonin.
Pas intervistës, Cotticelli dha dorëheqjen. Ai gjithashtu pranoi në mënyrë të papritur se performanca e tij e dobët mund të ketë qenë për shkak të varësisë nga lëndet narkotike. Një polemikë edhe më e madhe shpërtheu kur zëvendësuesit të tij doli publikisht dhe tha se maskat e fytyrës janë të padobishme për ndalimin e virusit. Zëvendësuesi i tij u shkarkua pothuajse menjëherë përpara se të konfirmohej, duke e lënë rajonin pa një komisioner shëndetësor.
Ndërkohë që sistemi shëndetësor i Italisë renditet vazhdimisht si ndër më të mirët në botë, një raport i vitit 2019 nga Komisioni Europian vuri në dukje se “njerëzit në jug kanë dy herë më shumë mundësi të vdesin ndërkohë që trajtohen në spitale sesa njerëzit në veri “. Ka vetëm 95 punonjës të kujdesit shëndetësor për çdo 10,000 banorë në jug, krahasuar me 117 për 10,000 banorë në veri. Para shpërthimit të koronavirusit, afërsisht dy të tretat e 5.300 shtretërve të njësive të kujdesit intensiv ishin përqendruar rajonet e saj qendrore dhe veriore.
Pandemia ka ekspozuar pabarazitë në sistemin e kujdesit shëndetësor në Ital. Il Mezzogiorno, siç quhet Jugu i Italisë, përbën një të tretën e popullsisë, por vetëm 22 për qind të PBB-së. Në veri, shteti shpenzon afro 2,150 dollarë në vit për kujdesin shëndetësor për frymë, krahasuar me vetëm 1.700 dollarë në jug. Si rezultat, italianët e veriut, të cilët në përgjithësi janë më të pasur, gjithashtu marrin një kujdes suprem shëndetësor nga shteti.
Antonio Tajani, një ish president i Parlamentit Europian dhe nënkryetar i partisë së qendrës së djathtë të Berluskonit Forza Italia, tha se vendi e kishte gjetur veten të papërgatitur pavarësisht nga fakti se kthimi i virusit ishte “paralajmëruar”. Ai rekomandoi që qeveria të përdorë fondet e Mekanizmit Europian të Stabilitetit, në mënyrë që të mbështesë sistemin shëndetësor përpara çdo vale të tretë eventuale.

“Problemi është se aktualisht, ne kemi një përqindje infektimi 10 deri në 15 ditë më të lartë se në pranverë,” tha Giovanni Leoni, nënkryetar i Urdhrit të Mjekëve të Italisë. “Ne vazhdojmë të përpiqemi të ndjekim një virus që vazhdon të përhapet” shtoi ai.
Një tipar shqetësues i valës së dytë është që jugu goditet aq fort sa veriu i vendit. Leoni vuri në dukje se rajonet e varfëra të jugut kanë më pak shtretër të kujdesit intensiv për frymë dhe se megjithëse qeveria ka bërë përpjekje për të përmirësuar kapacitetin, personeli vazhdon të jetë i kufizuar. Kjo ka çuar në më shumë shtretër të kujdesit shëndetësor për mjek, duke e lodhur sistemin edhe më tej.
Ndërkohë, infeksionet janë rritur në të gjithë vendin, duke e detyruar qeverinë italiane, ashtu si disa të tjera në të gjithë Europën, të miratonte masa kufizuese, por që deri tani duket se nuk kanë dhënë shumë rezultat.
Masat e reja janë një kopje e modelit të zbatuar në Gjermani por më të ekuilibruara. Ato kanë synimin për të ulur numrin e rasteve të reja, duke minimizuar dëmet kolaterale në ekonomi. Kryeministri Xhuzepe Konte argumentoi se një bllokim mbarëkombëtar do të kishte një “efekt të dyfishtë negativ”.
Ideja është të vlerësojmë zonat e vendit sipas nivelit të tyre të rrezikut, duke marrë parasysh të dhënat epidemiologjike, si dhe kapacitetin dhe gatishmërinë spitalore. Duke pasur parasysh protestat e fundit në rrugë, qeveria është nën presion për të mbajtur në minimum ndikimin ekonomik dhe për të shmangur bllokimin e rreptë të pranverës kur vendi ishte një nga më të goditurit në Europë. Protestuesit dolën në rrugë në të gjithë vendin, duke demonstruar kundër ndikimit të masave të tilla si ora policore dhe mbyllja e detyrueshme e dyqaneve.
Opozita e krahut të djathtë është duke mbështetur disa prej kërkesave të tyre. Giorgia Meloni, e partisë së djathtë Vëllezërit e Italisë, mbrojti demonstruesit. “Shitësit, pronarët e restoranteve, punëtorët po protestojnë për të mbrojtur të drejtën e tyre të shenjtë për të jetuar dhe punuar me dinjitet” tha ajo.
Ish-Kryeministri Matteo Renzi, partia e të cilit është pjesë e koalicionit qeverisës, thekson të kundërtën, duke u shprehur se mbyllja e restoranteve dhe teatrove ishte një gabim dhe se një bllokim total në të gjithë vendin ishte më i preferuar se “gjysma e masave”.

Dhe Guvernatori i rajonit të Campania Vincenzo De Luca,një anëtar i Partisë Demokratike në pushtet – është përplasur vazhdimisht me ministrat. Në një transmetim në Facebook, ai akuzoi qeverinë për “humbjen e dy muajve të çmuar, gjatë së cilës patëm një rritje dramatike të rasteve, si dhe vdekjeve”.
“Me përjashtim të tre ose katër ministrave, kjo nuk është një qeveri,” tha De Luca. “Në këto kushte, më mirë ta dërgojmë qeverinë në shtëpi.”
Nino Cartabellotta, president i Fondacionit GIMBE, një OJQ e përkushtuar për të mbrojtur kujdesin shëndetësor, tha se ndryshimi i rregullave të qeverisë ka krijuar pasiguri dhe ankth tek qytetarët.
“Ndryshimi i vazhdueshëm i masave për të kufizuar më tej përhapjen e virusit në bazë javore tregon se politikanët ndjekin vazhdimisht shifrat ditore,” shpjegoi ai. “Ata injorojnë, ose nuk duan të besojnë se virusi është gjithmonë dy javë përpara dhe se vonesat burokratike pastaj shtojnë një javë më shumë, dukë bërë që qeveria të jetë një hap mbrapa.”
Ai tha se ministrat kanë nevojë për një strategji afatmesme dhe afatgjatë që bazohet në shkencë, jo në politikë: “Të dhënat dhe provat shkencore duket se luajnë gjithnjë e më pak në një rol në vendimmarrjen e publikut”, tha ai.
Përndryshe, pasojat do të jenë të tmerrshme, paralajmëroi ai. “Vetëm një bllokim total do të jetë në gjendje të shmangë një kolaps totale të sistemit spitalor, si ai që po shohim në jug.”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




