Financa Personale

Përgjigja vonë e tamponit po i le pa pagë qytetarët ose të infektuar në punë

Prej kohësh nga shumë qytetarë, kemi vërjetur një problem. Si do të paguhen nga punëdhësi për kohën midis kryerjes së tamponit dhe daljes së përgjigjes. Ata janë të detyruar të karantinohen për derisa dyshohen se kanë qenë me kontakte me persona të tjerë të infektuar. Por në vendin e punës nuk dërgojnë dot as raport dhe as përgjgijen e testit. Sepse kjo e fundit në Shqipëri del nga 5 deri ën 10 ditë.

Në disa binzese  i kanë detyruar “forcërisht “ të marrin leje e zakonshme. Në të tjerë janë pa të drejt page. Tek disa të tjerë mbetet në zemërgjerësinë e punëdhësit. Po a ka një ligj a akt normativ që e rregullon këtë problem? Por në administratën publike si rregullohet?

COVID-19 si një tornado që ka mbërritur mes nesh, po na detyron të lëvizim mes tij me shpejtësinë që ai ndryshon dhe ti përshtatetmi sa mundemi duke rritur vigjilencën, për të mos u gllabëruar prej tij.

Por ka disa gjëra praktike që referencë kanë vetëm bazën ligjore dhe nëse ajo nuk ekziston ose ka vakum, gjërat bëhen lëmsh, siç është e zakontë në Shqipëri të ndodhë. Kjo ka ndodhur nga hulumitimi mbi këtë çështje, siç ndodh rëndom në Shqipëri kur ka situata të jashtëzakoshme dhe  ku nuk e merr vesh “ i pari të dytin”.

.... Helena punon si përkthyese në një kompani private. Ajo është në ditën e 14 të rrugëtimit me koronavirus në trupin e saj. Ditët e para nuk qenë alarmante për Helenën, por simptomat qenë të qarta sipas saj; temperaturë, humbje e nuhatjes dhe shijes e kollë.

Helena tregon për Gazetën “Si” se tamponin e ka bërë në ditën e shtatë të shfaqjes së simptomave dhe përgjigjen nuk e ka marrë ende, megjithës e kanë kalur 7 ditë të tjera  teksa simptomat i janë përkeqësuar dhe mjeku i familjes i ka shtuar antibiotikët.

Është e sëmurë, por Helena vijon të punojë nga shtëpia dhe paguhet si zakonisht.

Kurse Adela, me të njëjtat simptoma, po ashtu edhe nëna e saj me të cilën jeton, kanë marrë disa herë 127-ën me rekomandim të mjekut të familjes për të bërë tamponin dhe sot që janë shëruar pothuajse tërësisht, ato nuk e kryen dot tamponin. Adela tregon se ka punuar nga shtëpia, edhe pse kishte ditë që i rëndonin shumë mbi shpinë, por mjeku i familjes nuk mund t’i lëshonte raport, për sa kohë nuk kishte bërë një tampon.

Institucionet përgjegjëse i thanë gazetës se  kur qyetarët janë të karantinuar, mund të vijojnë punën nga shtëpia dhe marrëdhina me punëdhënësin vijon njësoj.

Mjekë duke u dezinfektuar

Por këtu nuk është çështja nga momenti që rezulton pozitiv pas përgjigjeve të testit, por për ditët e punës nga kryerja e testit deri në përgjigjet e tij dhe nuk janë pak, por bëhet fjalë  për  1/3  pagës mujore. Po nëse ata që janë të pafuqishëm për të punuar dhe e kanë të domosdoshme të pushojnë dhe ndërkohë mjeku i familjes nuk u lëshon dot raport për sa kohë nuk ka një përgjigje të testit të tamponit që vërteton se personi është infektuar, me çfarë do të ushqehen, kurohen e mbajnë familjen teksa iu ndërpirtet paga?

Gazetës “Si” i kanë ardhur disa shqetësime nga departamenti i burimeve njerëzore të disa institucioneve, të cilët shpjegojnë se nuk është çështje empatie dhe kuptimi me bujari të të punësuarit, por nuk e zgjidhin dot ligjërisht situatën, prandaj nuk ua kanë paguar punonjësve periudhën e karantinimit për këtë periudhe , para konfirmimit me test.

Gazeta “Si” u interesua pranë Institutit të Sigurimeve Shoqërore ku konfirmuan se ekziston një vakum ligjor, i cili nuk ka gjetur zgjidhje.

“Kjo duhet zgjidhur nga Ministria e Shëndetësisë, siç u zgjidh edhe rimbursimi për medikamentet COVID-19”- u shprehën nga Sigurimet Shoqërore.

Ndërkaq Ministria e Shëndetësisë nuk i jep asnjë përgjigje Gazetës “Si” me arsyetimin se ka shumë kërkesa për informacion për çështje të ndryshme. Është tipike, e përhershme kjo sjellje  e ministrisë sa herë ballafaqohet me punë të pa bëra, pavarësisht se kanë shumë kohë për t’u shfaqur në rrejtet sociale apo parapëgatitur  video montazhet e  vizitave të drejtuesve nëpër spitale  sa herë ka një ashpërsim të replikës politike. 

Por rrugës u ballafaquam me një çudi.  Ndryshe nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore, instituti tjetër, ai i Sigurimeve Shëndetësore  i tha zyrtarisht gazetës “Si” se “Ka një akt normativ përmes të cilit është vendosur se periudha e karantinimit paguhet nga shteti (për personat që punojnë në shtet). Personi merr një vërtetim nga mjeku familjes, Poliklinika ose ISHP. Në rastin e subjekteve private, po e njëjta periudhë  paguhet nga subjekti përsëri kur pacienti jep vërtetim. Në moment që subjekti nuk ka buxhet për të paguar pacientin, përgatiten letrat bashkangjitur vërtetimin e pacientit për pagën e luftës dhe pacienti ose personi i dyshuar paguhet nga shteti me atë që quhet pagë lufte.”

Por koncepti i pagës së luftës është përdorur vetëm një herë dhe për periudhën e karantinës së përgjithshme. Tani nuk ka më aplikime për pagë lufte. Dhe nga ana tjetër po flasim për  kohën përpara se të dalin përgjigjet e tamponit jo kur idividi ka rezultuar pozitiv dhe duhet të qëndrojë në shtëpi pasi ka dërguar vëretimin tek vendi i punës.

Gjithsesi duke besuar Institutin e Sigurimeve Shëndetësore , sepse Ai për Sigurimet Shoqërore thotë ka vakum ligjor, pyetëm disa mjektë  të familjes. Të gjithë e mohuan ekzistencën e një akti të tillë normativ.

Ata i thanë gazetës “Si” se veprojnë sipas rastit. "Ka ndërmarrje që ua kërkojnë raportin dhe ne ata kanë gjetur një klauzolë ndërmjetëse duke e bërë përshkrimin “për virozë të dyshuar”. Ka të tjerë që presin përgjigjen e tamponit dhe procedojnë në bazë të përgjigjes së tamponit”.

Gazeta ka folur me disa qytetarë të cilët janë në pritje të tamponit. Disa prej tyre punojnë në institucione publike ku duhet vërtetuar prezenca fizike përmes sistmit të kartës së aksesit dhe më pas burimet njerzore plotësojnë listë pagesën sipas ditëve të prezencës së gjeneruar nga sistemi. Për sa kohë nuk ka një raport apo një vendim ligjor që rregullon marrëdhenien për kohën që qëndrohet në izolim në shtëpi karantinë deri në përgjigje të tamponit burimet njerëzore ngrejnë duart lart dhe qytetarët mund të humbasin pagën për ditët në pritje deri sa të vëtëtohet se ai është i infektuar. Por pak kush mendon që ta marrë këtë rrezik përsipër dhe t’i mohojë familjes më pak të ardhura veçanërisht në këto kohë të vështira financiare me shpenzime ekstra për tu kujdesur për shëndetin.

Disa prej tyre na thanë se kanë vetëm një rrugë: “të gënjejnë”. Domethënë të mos tregojnë që kanë qenë në kontakt me persona të infektuar dhe të shkojnë në punë deri sa të marrin përgjgijet e tamponit. Dhe pjesa tjetër e historisë merret me mend; pas 5 apo 10 ditësh nëse ai rezulton pozitiv, i infketuar me sa persona do jetë në kontakt. Një mungesë ligji apo mosrakordim mes institucioneve dhe aktorëve të tjerë, në vend që të  frenojnë pandeminë i japin krah asaj duke i kthyer në “gënjeshtarë” e që me ligj quhen kriminelë duke penalizuar edhe ata shqiptarë që po e mbajnë të fortë ndjenjën e përgjegjësisë qytetare ndaj shoqërisë. Madje për shak të kësaj rrëmuje, ata në vend që  të ndihmohen fiancarisht  ndëshkohen me pagën.

Gazeta “Si” e ka ngritur edhe më herët këtë shqetësim që ka ardhur nga ankesat konkrete në terren, por institucionet kompetente nuk janë rrekur ti japin zgjidhje vakumit ligjor. E nëse akti normativ, siç thuhet nga Instituti i Sigurimeve Shëndetësore, ekziston,  pse nuk dërgohet si dokument pranë qendrave shëndetësore ku duhet të merren raportet dhe kompanive private për referencë që të zgjidhin çdo dilemë dhe pasojë sociale e shëndetësore të mundshme?

Referuar bazës ligjore në fuqi, pagesë për paaftësi  nga sëmundjet përfitojnë vetëm të punësuarit; 14 ditëshi i parë paguhet nga ana e subjektit ku punon përfituesi, mbi ditën e 14-të të raporteve, të cilat jepen nga Komisioni Mjekesor (KM), raportet paguhen nga sigurimet shoqërore. Por gjithmonë llogaritjet bëhen nga subjekti; raporti mjekësor paguhet deri në 6 muaj gjithsej, duke përfshirë dhe pagesën prej 14 ditësh.

Por në situatën e COVID-19 dhënien e raportit e penalizon vonesa e dhënies së përgjigjes së tamponit, që sjellë efekte shumëdimensionale negative.

Në këtë situatë të rënduar epidemiologjike ku numri i infektimeve të reja ka kaluar 500 dhe numri i viktimave në ditë për javën është mesatarisht 10 viktima, institucionet kompetente duhet të paktën, të jenë në rregull me ligjin, vakumi në të cilin ka penalizuar shumë syresh…


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë