Analize

Në Itali mjekët të dëshpëruar: Të hyjmë në karantinë

Italia tejkaloi mbi 1 milion raste të konfirmuara me koronavirus, ndërkohë që numri i viktimave në vendin fqinj po rritet me shpejtësi pasi vala e dytë po con spitalet drejt kolapsit. Qeveria duket se po përpiqet se të fitojë kohë përpara se të njoftojë një bllokim tjetër kombëtar, por mjekët po dalin njëzëri duke kërkuar hyrjen e vendit fqinj në karantinë totale, me disa prej tyre që paralajmërojnë se numri i vdekjeve në Itali do të arrijë nivele tragjike.

Mbi 600 vdekje u regjistruan të mërkurën, numri më i lartë ditor që nga fillimi i prillit, kur Italia shënonte mbi 32,961 raste të reja. Ajo është vendi i tretë në Europë pas Spanjës dhe Francës, që tejkalon 1 milion raste.

Mjekët po i kërkojnë qeverisë të vendosë të gjithë vendin në izolim total, duke thëë se situata në Itali është “jashtë kontrollit”. Silvio Scotti, presidenti i federatës italiane të mjekëve ka bërë zyrtarisht thirrje për një bllokim kombëtar duke e përshkroi sistemin e qeverisë për ta ndarë Italinë në zona të kuqe, portokalli dhe të verdhë si “një shaka pa kripë”.

“Ne kemi mjekë, infermierë, punëtorë shëndetësorë, pastrues, njerëz që kanë luftuar këtë betejë për muaj me radhë,” tha ai për “TG24”. Spitalet po shkojnë drejt kolapsit. Izolimi nuk ka qene kurrë më i nevojshëm se tani.

Italia ishte vendi i parë në Europë që u godit nga pandemia dhe ka numrin më të lartë të të vdekurve në kontinent, me 42,953 viktima. Mjekët thanë këtë javë do të ketë muaj mund të regjistroheshin 10,000 vdekje nëse nuk ndërmerren veprime drastike.

“Ne kemi nevojë për një bllokim të përgjithshëm si ai në mars dhe prill, ndoshta për dy ose tre javë ose një muaj, në mënyrë që të ulim nivelin e infeksioneve”, tha Giovanni Leoni, nënkryetar i federatës italiane të mjekëve. “Numri i pacientëve në kujdesin intensiv është dyfishuar brenda 10 ditëve dhe me këtë shpejtësi do të jetë shumë e vështirë për të garantuar kujdesin për pacientët me sëmundje të tjera.”

Ambulancat kanë qenë në radhë jashtë njësive të urgjencës në Torino, ku ekipet e urgjencës po trajtojnë gjithashtu pacientë me Covid në shtëpitë e tyre. Një 21-vjeçare pa asnjë sëmundje shoqëruese vdiq nga Covid-19 jashtë një nga spitaleve të qytetit këtë javë.

Në qytetin jugor të Napolit, njerëzit po marrin oksigjen në makinat e tyre ndërsa presin jashtë spitaleve. Një nga arsyet e kaosit është se njerëzit po nxitojnë në njësitë e urgjencës edhe me simptoma të lehta.

Në Jug, ku spitalet janë më pak të pajisura sesa ato në Veri, situata është më shqetësuese. Leoluca Orlando, kryebashkiaku i Palermo, tha se qyteti i tij dhe pjesa tjetër e Siçilisë rrezikojnë të shkonin drejt “një masakre”.

Javën e kaluar Siçilia u vendos në “zonën portokalli” , duke cuar po ashtu në mbyllje të pjesshëm në këtë rajon.

“Është një situatë shumë e komplikuar,” thotë Tuttlio Prestileo, një mjek i sëmundjeve infektive në spitalin e Palermos. “Të martën ne u takuam me qeverinë rajonale për të rritur hapësirat e kujdesit intensiv. Ne jemi duke bërë një përpjekje mbinjerëzore. Por ne nuk mund të garantojmë a do të mund të vazhdojmë të presim pacientë muajin e ardhshëm”.

Në muajin e fundit 18,000 punonjës shëndetësorë janë infektuar me Covid-19, duke përkeqësuar mungesën e mjekëve.

Kryeministri, Giuseppe Conte, tha për “La Stampa” të mërkurën se ai ishte duke pritur të shihte nëse masat e fundit do të kenë ndikim në kurbën e infeksionit gjatë ditëve të ardhshme. “Është vërtetë, situata është kritike”, tha ai. “Por një bllokim total nuk duhet të jetë zgjedhja e parë, kostot do të ishin shumë të larta”.

Cilat janë masat në fuqi?

Në Toskanë dhe katër rajone të tjera të vendit fqinj hynë në fuqi të mërkurën kufizimet e reja kundër koronavirusit. Ministri Italian i Shëndetësisë Roberto Speranza vendosi që rajonet Abruzos, Basilicatas, Ligurias, Toskanës dhe Umbrias të cilësohen si zona portokalli.

Në këto zona, baret dhe restorantet janë mbyllur, por dyqanet mbeten të hapura. Ndërkohë që njerëzit lejohen të lëvizin brenda qyteteve, por jo të dalin prej tyre. Në Firence, restorantet mblodhën të mërkurën tryezat dhe karriget për të mbyllur dyert, ndërsa baret ofronin vetëm kafe për të marrë me vete. Ndërkohë, qytete si Torino dhe Milano, por edhe të tjera, të veriut të industrializuar, janë cilësuar “zonë e kuqe” dhe ndodhen nën një izolim të pjesshëm.

Njerëzve në zonat e kuqe dhe portokalli u kërkohet gjithashtu që të mos lëvizin brenda komunës së tyre nëse nuk është e nevojshme. I gjithë vendi fqinj ndërkohë mbetet në shtetrrethim në mbrëmje midis orës 10:00 dhe 5 të mëngjesit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë