Lojëra me Dore

Arrihet akordi zyrtar, lojtarët e NBA do jenë në Olimpiadën e Tokios

Tani ka marrë formë zyrtare: lojtarët e NBA-së do të jenë në Lojërat Olimpike të Tokios, që do të zhvillohen nga 23 korriku deri më 8 gusht 2021, pasi u shtynë për një vit nga vera që lamë pas për shkak të pandemisë. Konfirmimi vjen nga presidenti i CIO-s (Komiteti Olimpik Ndërkombëtar), Thomas Bach, pas mbledhjes së fundit.

“Pronarët e skuadrave të basketbollit amerikan kanë gjetur një akord me shoqatën e lojtarëve për një sezon të reduktuar, që nis më 22 dhjetor. Kjo do t’i lejojë basketbollistët më të mirë në botë të jenë në Tokio. Është ajo që duan lojtarët, ajo që dëshiron Komiteti Olimpik dhe gjithë shoqëria. Është një lajm i jashtëzakonshëm”, – ka thënë Bach.

Thomas Bach, presidenti i CIO-s. Gazeta Si, 11 nëntor 2020

Drejtuesi i CIO-s më tej ka dhënë miratimin për shtimin me 16% të buxhetit të parashikuar për solidaritetin olimpik për periudhën 2021-2024, që shkon kështu në rreth 500 milionë euro. “Një leksion i rëndësishëm që shpresoj që të gjithë ta kenë mësuar nga kjo pandemi, është se kemi nevojë për më shumë solidaritet, sepse është një nga vlerat kyçe të lëvizjes olimpike. Vendimi që kemi marrë sot është një mesazh i fortë në këtë moment krize botërore”, – u shpreh Bach.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë