Jete & Stil

Pse “të mendosh me zë të lartë” bën një ndryshim në të menduarit

Gjatë një hulumtimi “Mendo me zë të lartë” nga Anders Ericsson dhe Herbert Simon, pjesëmarrësve në studim u kërkohet të thonë gjithçka që u shkon në mendje për atë që po bëjnë, duke menduar dhe duke ndjerë si një mënyrë për të fituar njohuri për proceset metakognitive të dikujt.

Kërkimi mbi ndikimin psikologjik të të menduarit me zë të lartë mund të gjurmohet që nga fundi i viteve 1800 dhe teknika e vëzhgimit dhe introspektivës së Wilhelm Wundt “Selbstbeobachtung” (1888). Gjatë eksperimenteve të tij novatore metakognitive, Wundt udhëzonte pjesëmarrësit të thonin gjithçka që ju shkonte në mendje.

Ndërkohë, në vitet 1980, Ericsson dhe Simon avancuan kërkimin “Mendo me zë të lartë” në një artikull kryesor (Ericsson & Simon, 1980), ku u zbulua se të menduarit me zë të lartë ndikonte në atë që po mendon dhe ishte një mënyrë e mirë për të avancuar në mendim.

Në muajt e fundit, një hulumtim i ri nga Alex Oliver, psikolog, ka hedhur dritë se si njerëzit përballen me stresuesit, se si mendimi me zë të lartë mund të luajë një rol në zgjidhjen e konflikteve të qëllimit, të dëshirës dhe si kjo e fundit na mëson të përqendrohemi.

Interesant është fakti se hulumtimi i Oliver sugjeron që të menduarit me zë të lartë ndihmon në proceset metakognitive në mënyra që mund të përmirësojnë përqendrimin.

“Të menduarit me zë të lartë është një mjet praktikues reflektues që “mund të ndihmojë një person të analizojë performancën e tij.” tha Oliver.

Përveç përmirësimit të përqendrimit, të menduarit me zë të lartë mund të lehtësojë edhe vetë-distancimin, gjë që është treguar për të rritur ndryshueshmërinë e rrahjeve të zemrës, për të qetësuar sistemin nervor dhe për të përmirësuar arsyetimin e mençur.

Burimi: Psychology Today. Përktheu: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë