Shpallja zyrtare e rezultatit të zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund të kërkojë ditë, madje edhe javë nëse procesi i numërimit futet në hullinë e gjykatave. Megjithatë, një sinjal se fituesi i tyre është Joe Biden është dhënë nga Shërbimet Sekrete.
Agjencia që ka në dorë sigurinë e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka përforcuar masat e sigurisë ndaj kandidatit demokrat, që udhëheq në garën përballë Presidentit Donald Trump.
“Washington Post” raporton se numri i agjentëve që janë dërguar në banesën e ish-zv.Presidentit në Wilmingont të Delaware është shtuar këtë të premte, ndërkohë që stafi i fushatës së Biden përgatitet që shumë shpejt të shpallë fitoren në zgjedhjeve.
“Washington Post” citon burime familjare, që thanë se Shërbimet Sekrete kanë dërguar një tjetër skuadër në banesën e Biden, pasi ky i fundit vendosi që të mos udhëtojë në drejtim të Uashingtonit, por të dalë me një deklaratë brenda ditës së premte nga vendbanimi i tij.
Vetë shërbimet sekret nuk kanë dhënë asnjë koment mbi këto raportime, duke cituar se protokollet ja ndalojnë këtë. Përforcimi i sigurisë së tij nuk i jep statusin e sigurisë që marrin Presidentët e sapozgjedhor, por përforcon bindjen se Biden është drejt fitores.
Ndërkohë, Donald Trump nuk ka dhënë asnjë sinjal se do ta pranojë lehtë humbjen. Presidenti i SHBA ka reaguar përgjatë ditës së premte, duke i kërkuar Gjykatës Supreme që të ndërhyjë dhe të cilësojë si të pavlefshme votimin postar të dorëzuar pas mbylljes së qendrave të votimit më 3 nëntor.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




