Nga “RealClearPolitics”– Premtimi më i madh i Joe Biden ishte jo vetëm të mundte Donald Trump, por edhe të merrte fitoren më të mëdha të demokratëve në dekada. Për të dhe të gjithë demokratët amerikanë, zgjedhjet e vitit 2020 ishin një mundësi për të shfarosur “trumpizmin”.
Në javët para zgjedhjeve, gjatë të cilave Trump u shtrua në spital për shkak të infektimit më Covid-19, kjo ishte pikërisht ajo që Amerika dukej se po bënte. Në anketa, për Bidenin shtriheshin dhjetëra shtigje drejt fitores. Trump kishte vetëm një mënyrë për të fituar: ashtu sic fitoi në vitin 2016, duke marrë një nga bastionet demokrate. Biden kishte shumë. Kishte skenarë në të cilët ish-zëvëndëpresidenti mori Xhorxhian dhe Teksasin. Shumica e senati dukej sikur do t’u kthehej demokratëve. Madje disa anketa parashikonin të merrnin edhe Karolinën e Jugut dhe Alabaman.
Me kontrollin e të dy dhomave të Kongresit, demokratët planifikonin të luftonin në mënyrë agresive ndryshimin e klimës, të reformonin sistemin gjyqësor dhe t’i japin fund bllokimit. Ata thoshin se do të ndalnin rrëshkitjen e Amerikës drejt autoritarizmit të vogël. Në të njëjtën kohë, edhe Presidenti Trump dukej në ankth.

Siç pritej, numërimi i votave do të zvarritet edhe për disa ditë të tëra. Rezultatet përfundimtare në shtetet vendimtare si Pensilvania dhe Nevada mund të mos mbërrijnë deri javën tjetër dhe përballjet ligjore mund të nënkuptojnë që zgjedhjet të zvarriten me javë. Demokratët kanë ruajtur kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve, por është bërë e qartë se Senati do të kontrollohet nga republikanët.
Ajo që u bë e qartë në zgjedhjet e vitit 2020 është se pandemia nuk e ka shuar “trumpizmin”. Trump është akuzuar përgjatë gjithë fushatës zgjedhore se kishte injoruar këtë pandemi vdekjeprurëse duke e cuar SHBA-në drejt kolapsit ekonomik. Demokratët e kanë akuzuar për racizëm, mizori, korrupsion dhe përbuzje për vetë demokracinë. Por ky rezultat kaq i ngushtë mes tij dhe Biden, i cili nuk ishte parë që në vitin 2000, tregon se trumpizmi mbetet një forcë e frikshme në politikë.
Suksesi i tij i dukshëm në Florida dhe Ohio, aftësia e tij për të forcuar bazën e tij rurale në nivele gati të paimagjinueshme, marrja e më shumë votave nga komunitetet më ngjyrë dhe latine, e bëjnë Trump një model për kandidatët e ardhshëm presidencialë Republikanë. Parada e pafund e zemërimit kulturor të Trump është Partia Republikane.
Madison Cauthorn, një 25-vjeçar i cili festoi zgjedhjen e tij në Dhomën e Përfaqësuesve me një postim në Twitter ku shkruante “derdhni më shumë lot liberalë”, dhe promovuesja e QAnon, Marjorie Taylor Greene nuk janë raste përjashtimore, ata janë trashëgimtarët e Trump.

Edhe nëse Trump humbet, Biden ka të ngjarë të kryesojë një Senat të ndarë ngushtë. Mitch McConnell dhe Republikanët e Senatit do të pengojnë Biden kudo që të munden, duke synuar të kenë sukses atje ku dështuan në vitin 2008 dhe ta bëjnë Biden një President me një mandat. Republikanët në të gjithë vendin do ta kenë marrë mesazhin dhe Trump do të vazhdojë të pretendojë se zgjedhjet u vodhën. Me Trump që tregon forcë të konsiderueshme edhe përballë sfidave të shumta që do të kishin zhdukur shumicën e kandidatëve, republikanët do të stimulohen të vazhdojnë të imitojnë Trumpin, jo ta mohojnë atë. Republikanët do të garojnë për vendet e Kongresit dhe për President duke u bazuar tek fushata e Trump.
Dhe nëse Trump përfundon fitues, qoftë në mënyrë legjitime, ose përmes një breshërie sfidash ligjore, atëherë katër vitet e fundit do të jenë vetëm një parathënie e asaj që do të vijë. Presidenti nuk ka një agjendë të qartë për mandatin e dytë. E vetmja gjë e garantuar është që Trump do të përdorë fitoren për të pastruar administratën e tij nga të gjithë demokratët e mbetur.
Dita e Zgjedhjeve ishte një mundësi jo vetëm për të zgjedhur një udhëheqës tjetër, por edhe për të thyer ndikimi e Trump në Partinë Republikane dhe në Amerikë. Por kjo nuk ndodhi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




