Lojëra me Dore

NBA nis më 22 dhjetor, shkurtim pagash deri në 800 milionë dollarë

Sezoni i ri i basketbollit në Amerikë do të nisë më 22 dhjetor, ndërsa fushat e stërvitjes do të jenë të hapura që më 1 dhjetor. Do të jetë një sezon i rregullt, me 72 ndeshje, si dhe me një shkurtim pagash nga lojtarët deri në masën 18%.

Me dollarët që do të kursehen nga shkurtimi i pagave, do të krijohet një fond që në fund do t’u shpërndahet pronarëve të skuadrave që ata të përballojnë humbjet e këtyre muajve për shkak të pandemsië. Kjo është një nga pikat kryesore të marrëveshjes mes lojtarëve dhe pronarëve të tyre për sezonin 2021/2022.

Nga finalet e Play-off-it mes Lejkërsave dhe Majemit. Gazeta Si, 5 nëntor 2020

Bëhet fjalë për një shifër prej 800 milionë dollarësh që nuk do të shpenzohet, ndërsa disa nga yjet e NBA-së do të shohin pagat e tyre që të pësojnë një ulje drastike. LeBron Xhejms, sa për të dhënë një shembull, nga 39.2 milionë dollarë, do të përfitojë 32.2 milionë dollarë. Zyrtarizimi i akordit është vetëm çështje orësh.

Fillimi i ndeshjeve në fund të dhjetorit do të bënte që liga të fuste në arkat e saj, rrjedhimisht edhe ato të lojtarëve, nga gjysmë miliardi në një miliard dollarë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë