Analize

Cilat shtete do të vendosin për presidentin e ardhshëm amerikan?

Amerikanët po hedhin votat e tyre për të zgjedhur nëse presidenti i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara do të jetë Donald Trump ose Joe Biden, edhe pse dhjetëra miliona kanë votuar ose herët ose përmes postës.

Çdo vit zgjedhor ka të ashtuquajturat “shtete të fushës së betejës” dhe rëndësia e tyre del në ballë. Vendet si Oklahoma, e cila njihet si bastion i kuq dhe Kalifornia, e cila njihet si bastion blu konsiderohen të arritura në rrugën e secilit kandidat drejt fitores.

Prandaj, kandidatët e përqendrojnë kohën dhe përpjekjet e tyre në shtetet e moderuara politikisht që mund të lëkunden për një kandidat ose tjetrin, duke u siguruar kështu mbi 270 vota elektorale për të siguruar Shtëpinë e Bardhë.

Këtë vit mbase shteti më i rëndësishëm i fushës së betejës është Pensilvania, i cili siguron 20 vota elektorale në Kolegjin Zgjedhor dhe mund të japë një tregues të hershëm nëse shtetet e tjera do të lëkunden për Trump ose për Biden. Nëse Trump nuk mund të arrijë një fitore në shtetet e lëkundura si Michigan ose Wisconsin, kjo do ta vinte në një rrugë shumë të vështirë për një mandat të dytë.

Ndërkohë, një fitore për Biden në Pensilvani shuan me siguri ëndrrën e Trump drejt fitores.

Në fakt, duke qënë se shumë shtete ka të ngjarë të renditen në kampin e Biden, sipas sondazheve, Trump do të duhet të drejtojë betejën me një numër të madh shtetesh të fushës së betejës.

Këto përfshijnë Teksasin, i cili pas një kohe të gjatë si një shtet i fortë Republikan është bërë më i lëkundur në vitet e fundit; Ohio, një shtet pa të cilin asnjë republikan nuk ka fituar kurrë presidencën dhe Florida, e cila së bashku me Ohio ka qenë prej kohësh një nga shtetet më të rëndësishme në zgjedhjet presidenciale.

Shtetet që janë më të rëndësishme në rrugën e Biden drejt fitores përfshijnë Michigan dhe Wisconsin, si dhe Minnesota, të cilën Trump humbi ngushtë në 2016, dhe Nevada.

Georgia, Arizona dhe Karolina e Veriut, si dhe një sërë  shtetesh të tjera të lëkundura gjithashtu mendohet se luajnë një rol të rëndësishëm potencialisht të martën mbrëma, varësisht nga skenari i Kolegjit Zgjedhor.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë