Pesë persona janë arrestuar në Selenicë e Vlorë, pasi të maskuar si policë tentuan të grabisin banesën e një shtetasi në Kropisht.
Të arrestuarit janë Alfred Shametaj, Ervin Dhima, Lulëzim Elmazaj, Endrit Sinaj dhe Enerik Meçaj.
Po ashtu Policia i ka sekuestruar edhe dy automjete, një me të cilin u larguan dhe një tjetër i Alfred Shametajt që po udhëtonte në momentin kur u kap nga Policia.
Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë teksa pronari i banesës, Fidel Çaushi ka rrëfyer se autorët i erdhën me automjet dhe i thanë ”Policia e Shtetit, uli duart poshtë”. Çaushi nuk i ka besuar.
Sipas tij ishte nata e dytë që autorët vinin për grabitje teksa kishin kontrolluar dhe nuk kishin gjetur asgjë.
Ndërkohë tashmë Policia e ka zbardhur ngjarjen teksa është në kërkim të gjetjes së armës me të cilën autorët tentonin grabitjen.
Në cilësinë e provës materiale Policia ka sekuestruar dy automjete, automjetin e markës “Benz” me të cilin u larguan autorët dhe automjetin e markës “Nissan” me të cilin udhëtonte Alfred Shametaj në momentin e kapjes nga Policia, tre aparate celularë dhe prova të tjera materiale.
Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Vlorë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vjedhje me armë” e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




