15 vite pas triumfit të parë në Paris, një Rafael Nadal monstruoz ka fituar për herë të 13-të në karrierë turneun e “Roland Garros”, duke mundur 3-0 në finale numrin 1 në botë, serbin Novak Gjokoviç (6-0, 6-2 dhe 7-5). Një sukses historik që e ngjit tenistin nga Majorka në kuotën e 20 Slam-eve, duke barazuar Roxher Federer, i cili e ka kapur këtë shifër në “Australian Open”, në 2018-ën.
Rafael Nadal ishte thjesht perfekt, atletikisht i pakalueshëm dhe me grintë, si gjithmonë. Novak Gjokoviçit në anën tjetër i mungoi fuqia e këmbëve dhe siguria në gjuajtje. Për herë të katërt në karrierë Nadal fiton në “Roland Garros” pa humbur asnjë set, e ka bërë këtë gjë edhe në 2008-ën, 2010-ën dhe 20170-ën. Një kampion që ka ende uri për të fituar.

Në setin e parë Gjokoviç nuk mundi të fitonte asnjë gem, në të dytin vetëm 2 dhe në të tretin u mundua të bënte kthesën, por në fund u dorëzua, duke humbur 3-0. Rafael Nadal konfirmohet “mbreti” i Parisit dhe i fushës me dhe të kuq.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje